E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Frattini: Brenda verës aprovohet kërkesa e Shqipërisë

“Sigurojmë Shqipërinë se maksimumi në fund të verës do të aprovohet kërkesa e saj për statusin e kandidatit. Kërkesa e saj nuk do presë në sirtarët e e Brukselit”, është shprehur diplomati.

Deklarata erdhi gati një javë pasi Islanda bëri kërkesë për tu bërë anëtare e BE-së, ndërsa zëra nga Brukseli thanë se kërkesa e saj do të shqyrtohet që në mbledhjen e ardhshme të Bllokut.

Ndërkohë, sipas Ministrit të Jashtëm italian “Shqipëria ka bërë kërkesë para Islandës”.

Frattini shprehu edhe njëhërë mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›