E Diel, 1 Nëntor 2026

U dënua me 12-vjet për vrasje, ekstradohet nga Londra

 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me një vendim të vitit 2000, e ka dënuar shtetasin Edmond Kallmin, me 12 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim”.  Sipas vendimit të gjykatës, më datën 12.09.1998, në fshatin Perondi, të rrethit të Beratit, subjekti i ekstradimit, Edmond Kallmi, së bashku me shtetasin Dritan Vila, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtëpisë ku banonte shtetasi Hamit Baci.

Nga të shtënat ka mbetur e vrarë bashkëshortja e të lartpërmendurit, shtetasja Ariana Baci. Ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje të mëparëshme mes shtetasit Hamit Baci dhe të dënuarve Edmond Kallmi e Dritan Vila, një lokal të fshatit Perondi. Ky shtetas është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 13.12.2006, në Londër.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›