Vjedhjet, policia arreston tre shtetas
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë ndaluar në flagrancë shtetasin Klodjan Sejfullai, Alban Shahini dhe Astrit Beka, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë tentuar të vjedhin një sasi parash në automjetin tip Benz Furgon, në pronësi të firmës “Kamberi” në Shkozë.
Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve Astrit Beka dhe Alban Shahini, ju gjetën edhe disa qesë të dyshuara si lëndë narkotike, me peshë 20 gr. Kështu, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë u mundësua ndalimi i shtetasit Klodjan Sejfullai, 31 – vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i proceduar më parë për vjedhje.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 09 Qershor 2009, ku ky shtetas ka rezultuar se është autor i vjedhjes së një shume parash në automjetin furgon në pronësi të një shtetasi, vjedhje kjo e ndodhur me datë 21 Janar 2009, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.