Greqia refuzon vizat, boksi shqiptar jashtë "Pekin 2008"
Kombëtarja Shqiptare e Boksit nuk do të marrë pjesë në olimpiadën "Pekin 2008" për një refuzim vizash nga ambasada greke në Tiranë. Kështu është shprehur në një deklaratë për shtyp, trajneri i kombëtares së boksit, Zef Gjoni, njëkohësisht edhe trajner i Vllaznisë. Sipas tij, ende nuk dihen arsyet se pse ambasada greke i ka kthyer mbrapsht boksierët shqiptarë, duke mos i dhënë asnjë përgjigje për refuzimin. Trajneri Gjoni shprehet se për këtë problem tepër shqetësues janë vënë në dijeni strukturat më të larta të Federatës së Boksit, Ministria e
Jashtme dhe Ministria e Sporteve, por deri tani askush nuk u ka kthyer përgjigje. Sipas Gjonit, "kjo që i është bërë boksit shqiptar është një padrejtësi, në një kohë kur Shqipëria tashmë është anëtarësuar në NATO". Ekipi kombëtar i boksit, sot në orën 10:00 duhej të ishte paraqitur në Athinë, por mospjesëmarrja në këtë kompeticion shuan shpresat e boksit shqiptar për në olimpiadën "Pekin 2008". Në këtë kompeticion si përfaqësues të vendit tonë duhet të merrnin pjesë tre boksierët shkodranë, Feliks Kruja, Jetmir Kuçi e Nelson Hysa dhe boksieri kryeqytetas Enea Kovaçi, të shoqëruar nga dy trajnerët Zef Gjoni dhe Gëzim Zeneli. Indiferenca e strukturave nga ana e shtetit bën që 4 boksierët kuqezi të mos kenë të drejtë të jenë të barabartë me vendet e tjera të Evropës.