NATO ose vetë historia
Pjesë e Haemus, gadishullit tonë që në fillim të dymijëvjeçarit kuptohej si vetë Evropa sot, shqiptarët kanë përjetuar e pësuar sipas mënyrës së tyre pozicionin gjeostrategjik të të qenit mes Perëndimit dhe Lindjes. Në të vërtetë, me një status të tillë nuk jemi vetëm ne, janë edhe popujt e tjerë të Ballkanit. Sot mes Lindjes dhe Perëndimit janë edhe vetë turqit, shekuj më parë për ne e gjithë ballkanasit vetëm bartës të lindjes. Ky kufi tashmë lëviz, sepse nuk është më aq shumë gjeografik sesa kulturor, tregues i llojit të civilizimit, i mënyrës së jetesës, dëshmi e shkallës së hapjes demokratike.
Sidoqoftë, edhe tani shqiptarët në dy shtetet e tyre, bashkë me pjesët e tjera etnike që bashkëjetojnë në shtetet fqinje, mbeten në të njëjtën gjendje: mes Perëndimit dhe Lindjes.
Sigurisht, ka qenë një dinakëri e politikës formula e dikurshme mëdyshëse se nuk jemi as Lindje dhe as Perëndim. Në të vërtetë ne jemi edhe Perëndim edhe Lindje.
Një status i tillë nuk është kob, as dramë, madje as fatkeqësi apo rrjedhojë e padëshiruar. Mjaft mirë që jemi kështu. Është një lloj mjaft interesant i të ekzistuarit si etni e si shoqëri, edhe si shtet. Të jesh përthithës dhe tretës i të dy qytetërimeve, i të gjitha vlerave që të vijnë, do të thotë të shndërrohesh në një komb akoma më shumë vital, në një shoqëri me mentalitet më të zhdërvjellët, më bashkëpunues e më tolerant, më kozmopolit dhe të hapur. Të gjitha këto vlera të të qënit hapësirë e takimit të dy kulturave dhe qytetërimeve ne tashmë i kemi marrë. Dhe duhet të gëzohemi.
Prodhimi i madh shpirtëror i popujve, duke qenë se është jo vetëm i bukur e mahnitës, por edhe konsolidues, mbetet i mirëpritur mes shqiptarëve edhe kur është rus, kinez, arab, iranian e kështu me radhë.
Vlerat e përfitimit nga ky pozicionim gjeostrategjik bëhen më të ndërlikuara dhe më delikate në fushën e politikës, të trashëgimisë, traditës dhe të aksionit të saj. Ndryshe nga bartësit e kulturës, ushtruesit e politikës janë përpjekur të ndikojnë në fatin e shqiptarëve edhe për keq. Dramat na kanë ardhur edhe prej Perëndimit, jo vetëm në formë pushtimesh, por edhe ideologjish. Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të shkuar qenë prodhime të Perëndimit edhe pse troje të mëdha mbijetimi gjenden në Lindje. Kur flasim për politika, kemi parasysh ato që akoma na vijnë nga hapësira të veçanta në Lindje, sepse prej Perëndimit kjo kanosje tashmë është e mbyllur. Këtej kemi vetëm Bashkimin Evropian. Gjendet, si të thuash, vetëm shtëpia jonë.
Gjersa mbërritëm në këtë çast, të cilin jo çdo brez e ka për fat, na duhet të kujtojmë se tollovitjet politike Perëndim-Lindje, pak momente në njërin krah e shumë gremisje në tjetrin, nuk kanë qenë shokues në shumë njëqindvjeçarë të mëparshëm, por edhe në shekullin e shkuar. Ky ka qenë nga më tipikët e gjendjes sonë politike tërmetore të trojeve, shtetit, etnisë, kombit.
Marrja e ftesës për në NATO është shuarja e kësaj trandjeje toke, përfundimi i kësaj rrëshqitjeje shtresash nëntokësore, fundi i tërmetit të gjatë politik. Gara e pritshme partiake brenda nesh për përfitim sa më të madh politik shkakton tek opinioni i njerëzve të thjeshtë terrje të vështrimit, moslargpamje. Prej fuqisë ndikuese të politikës së ditës dimensionet e ngjarjeve tjetërsohen, marrin dimensione ireale. Tani është çasti më i sinqertë ku shqiptarët duhet t‘u gëzohen vlerave të tyre si perëndimorë të lindur. Ajo që ndodhi në Bukuresht është mbi të gjitha merita e tyre. Politikushtrimi është një shpikje e dy shekujve të fundit, ndërsa këtë vlerë, konstitucionin shpirtëror properëndimor e proevropian e kanë mëkuar e ruajtur me trimëri vetë shqiptarët nëpër qindravjeçarë të tërë. Ka qenë kalaja më e madhe dhe e vetmja ndoshta që e kanë mbrojtur pa u epur, pa bërë asnjë lëshim, të bindur që nuk po gabonin dhe se një ditë, sado e largët të ishte ajo, do të dilnin nga tuneli i errët i fatit të tyre të mëdyshtë.
Marrja e Ftesës në NATO, gëzim i natyrshëm popullor, është një ndër tri ngjarjet më vendimtare të historisë moderne të shqiptarëve. Ato janë edhe tri ngjarjet-shtylla.
E para ka qenë Kongresi i Manastirit, i cili për një rastësi të bukur e ka këtë vit njëqindvjetorin. Më 1908-ën, shqiptarët pas një beteje të madhe zgjodhën përfundimisht për ta krijuar e ruajtur kulturën e tyre alfabetin latin. Kjo ishte firma e parë e madhe pro Perëndimit dhe Evropës. Gjuha dhe shkrimi i një kombi janë akte madhore çlirimtare. Ngjarja e dytë ishte viti 1990 ku më në fund iu dha zgjidhje përfundimtare dramave të zgjedhjeve politike mes Lindjes dhe Perëndimit, pluralizmit dhe regjimeve diktatoriale apo autoritare. Më 1990 u zgjodh pa mëdyshje dhe pa kthim qytetërimi evropian. Autoriteti i saj madhor si një ndër tri shtyllat e historisë sonë moderne rrjedh prej logjikës se pas gjuhës dhe kulturës është mënyra e të jetuarit dhe e ndërtimit të shoqërisë së përbashkët.
Marrja e ftesës për në NATO, pothuaj identike me anëtarësimin në këtë Aleancë, në të vërtetë është konfirmimi i sigurt i perspektivës së hyrjes në BE.
Kjo ishte shtylla e tretë. Ose firma e tretë. Ose vulosja përfundimtare e pranimit nga vendet e zhvilluara perëndimore e të vërtetës se ne i kemi përkitur dhe i përkasim përherë besnikërisht kësaj familjeje të madhe, kësaj pjese të historisë, kësaj të ardhmeje.
Me kulturë e alfabet perëndimor, me një shoqëri të organizuar sipas atij modeli dhe me në vetëdije kartën e hyrjes në Aleancën e Atlantikut Verior na takon të themi se ngjarjet më madhështore të historisë sonë tashmë u mbyllën. Shtyllat u vunë. Ngritja e përfundimi i godinës është punë shumë herë më e lodhshme nga sa arrijmë të kuptojmë ne, do të na lypet mjaft mund, por gjithsesi, në të do të ketë edhe shumë rutinë. Për pasojë, kjo punë shumë e vyer do të zërë në historinë tonë moderne vend tepër më të kursyer e modest nga tri kryengjarjet që sipërcituam.
Si të thuash: Libri i historisë shqiptarëve u bë. Tani le ta mbushim.