E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresitët: Maqedonia në NATO, impuls pozitiv për rajonin

Një delegacion i Kongresit të SHBA-ve, i kryesuar nga kongresisti republikan, Dejvid Draer, dhe demokrati, Dejvid Prajs, po qëndrojnë për vizitë dyditore në Maqedoni, në kuadër të programit “House Democracy Partnership”, që ka për qëllim mbështetjen më efikase të institucioneve.

Delegacioni fillimisht është takuar me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me të cilin kanë disktuar për zhvillimet aktuale në Maqedoni në kontekst të përpjekjeve të saj për integrimin në strukturat Euroatlantike.

“Anëtarët e Kongresit u njohën me akgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila i jep kredibilitet dhe paraqet vërtetim të politikës së drejtë të Republikës së Maqedonisë. Në vigjilje të Samitit të rradhës së NATO-s në Çikago, presidenti shprehu shpresën se pas akgjykimit vendet anëtare do t`i rishqytrojnë pozicionet e tyre në raport me Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të presidentit të Maqedonisë.

Anëtarët e kongresit siç thuhet në komunikatë, “riafirmuan përkrahjen e plotë për integrimet evro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshem të mardhënieve të partneritetit dhe bashkëpunimit me Kongresin, posaçërisht përmes programit, `House Democracy Partnership`.
Duke shprehur falenderime për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në misione paqësore u theksua se integrimi i Maqedonisë në NATO është i një rëndësie shumë të madhe dhe se do të thotë impuls pozitiv për tërë rajonin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›