E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia rrezikohet nga mungesa e energjisë

Greqia mund të përballet me një kolaps sa i takon furnizimit me energji elektrike. Enti rregullator RAE ka thirrur një takim emergjent pas një letre të marrë nga kompania e gazit natyral DEPA, e cila ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin për prodhuesit e energjisë elektrike nëse nuk i paguajnë borxhin kompanisë.

Kriza energjetike do ti shtohet saj të borxhit dhe krizës politike ndërkohë që me 17 qershor pritet të mbahen zgjedhjet e reja. Qeveria greke pritet të mbesë pa para muajin e ardhshëm nëse nuk arrin të marrë fondin e ri të borxhit nga huadhënësit.

Reuters raporton se DEPA nuk ka para për të paguar faturën prej 120 milionë euro firmës italiane të gazit Eni, firmës turke Bota dhe asaj ruse Gazprom.

Nëse DEPA ndërpret furnizimin, prodhuesit e energjisë në Greqi si Elpedison, Mytilineos, Heron dhe Corinth Pouer të cilat mbulojnë 30% të konsumit kombëtar mund të detyrohen të ndalojnë së funksionuari.

Nëse një gjë e tillë ndodh atëherë operatori i rrjetit elektrik grek ADMIE do ti duhet të prodhojë për të mbuluar këtë mungesë në mënyrë që të shmanget blackout-i i përgjithshëm. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›