Greqia s e ka ndryshuar pozicionin për Kosovën
Autori i Lajmit: Zijadin Gashi
Athina nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, tha dje në Prishtinë, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis. Ajo shtoi se vendimi i Greqisë, në lidhje me pavarësinë e Kosovës, do të marrë për bazë interesin nacional të këtij vendi dhe sigurinë rajonale. Ndërkohë që u ka premtuar udhëheqësve të Kosovës, presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, se Athina do të angazhohet aktivisht në misionin e EULEX-it si dhe në kuadër të KFOR-it. “Çdo shtet merr vendime në përputhje me interesin e vet kombëtar dhe natyrisht edhe duke marrë parasysh sigurinë rajonale”, - tha Dora Bakojanis. Ajo rikujtoi vendimin e Athinës që, përkundër mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, t i njohë pasaportat kosovare. “Një hap i tillë mundëson kontaktet mes njerëzve dhe lirinë e qarkullimit”,- tha diplomatja greke. “Para nisjes, disa kolegë nga Athina më kanë pyetur se si do të përballesh me liderët kosovarë në lidhje me kontradiktën që Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kurse përgjigjja ime ka qenë e qartë, si fqinj, si mik dhe si vend që kryesoj OSBE-në”,- tha Bakojanis. “Ne e mbështesim dëshirën për të ndihmuar popullin e Kosovës, pavarësisht nga raca, besimi, për të realizuar ëndrrat e tij për të ardhmen e këtij vendi në Evropë”, - u shpreh Bakojanis. Ndërkaq, liderët kosovarë e kanë përshëndetur rolin e Greqisë si në kuadër të politikave rajonale, ashtu edhe atyre evropiane. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se i kishte rikonfirmuar diplomates greke pozicionin e Prishtinës në lidhje me integrimet euroatlantike. “Mbesim të zotuar në politikat tona që të kemi qasje më të mira të mundshme të bashkëpunimit me mekanizmat ndërkombëtarë, në këtë rast me OSBE-në, dhe mbesim të përkushtuar me vizionin tonë esencial të lëvizjes së shpejtë të Kosovës në integrimet euroatlantike”, - tha Sejdiu. Roli i Greqisë në politikat rajonale është cilësuar si shumë i dobishëm nga kryeministri Hashim Thaçi. Ai tha se e kupton Athinën dhe ndonjë vend tjetër që ende nuk e ka njohur Kosovën, duke pasur parasysh edhe interesat shtetërore të këtyre vendeve. “Raportet e Greqisë me Kosovën janë shumë të mira, raporte bashkëpunimi shumë të afërt. Greqia ka pranuar pasaportat e Kosovës që të mund të lëvizim në Greqi. Gjithashtu, edhe vetë vizita e ministres Bakojanis është për të përshëndetur progresin në Kosovë dhe vetë Greqia është pjesë e këtij progresi në gjithë këtë periudhë tranzicioni”, - deklaroi kryeministri Thaçi. Ministrja e Jashtme e Greqisë po viziton rajonin në cilësinë e kryesueses së radhës së OSBE-së. Para Prishtinës ajo ka qëndruar edhe në Beograd. Bakojanis tha se përfaqësonte 56 vendet anëtare të OSBE-së, të cilat ende nuk e kanë arritur konsensusin për pavarësinë e Kosovës. Sidoqoftë, ajo tha se OSBE-ja ka adoptuar qasjen përmes së cilës ka vazhduar mandatin e saj në Kosovë. Po ashtu, Bakojanis tha se pritet që një delegacion i komunitetit të biznesit nga Greqia ta vizitojë Kosovën, për të parë mundësitë për investime në Kosovë dhe fushat që atyre mund t u interesojnë.
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009