E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tirane-Elbasan miratohet ne komisionin e Ekonomise

Miratohet në Komisionin e Ekonomisë, vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, marrëveshja prej 222.7 milionë dollarë për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Kjo marrëveshje nënshkruhet mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Islamike për Zhvillim, e cila financon më shumë se gjysmën e vlerës së kësaj rruge.

Pjesa tjetër e fondeve do të mundësohet nga institucione të tjera ndërkombëtare si dhe nga vetë qeveria shqiptare.

Deputetët e mazhorancës e vlerësuan rrugën, si një investim të madh, që do të sjellë shumë avantazhe, veçanërisht për qytetin e Elbasanit.

Në Komisionin e Ekonomisë mungonin deputetët e opozitës, të cilët e kundërshtuan investimin e autostradës Tiranë-Elbasan që në krye të herës dhe votuan kundër marrëveshjes së financimit në seancë plenare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›