Matura, kurse intensive për maturantët në veri

Më datë 20 të këtij muaji, ata do të duhet të marrin formularin A-1 dh A-1Z, ku do të listojnë dy apo tri lëndët që duan të japin si provime me zgjedhje.
Përfundimi i plotësimit të këtij formulari bëhet më 10 mars. Por nëse në zonat fushore të vendit, regjistrimi do të kryhet normalisht, në zonat e izoluara nga dëbora, maturantët kanë mbetur pas, për shkak të ndërprerjes së mësimit.
Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë vendosur që të organizojnë kurse intensive brenda shkollës për t'u ardhur në ndihmë këtyre maturantëve në plotësimin e formularit brenda limiteve kohore të përcaktuara. Provimet e maturës gjatë këtij viti do të shoqërohen me një sërë ndryshimesh, ku risi parashikohet të jetë edhe vendi ku do zhvillohen testimet e detyruara dhe ato me zgjedhje.
Për të shmangur praktikat e kopjimeve apo abuzimeve që mund të bëhen, po mendohet që testimet e maturës të mos zhvillohen më në shkollat e mesme, por të zhvendosen drejt hapësirave më të mëdha, në universitete, ku mbikëqyrja mund të jetë edhe më e lartë. Provimet e maturës i jep çdo maturant apo kandidat që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme, ka marrë dëftesë pjekurie dhe ka plotësuar formularin e aplikimit A-1 dhe A-1Z. /Start/
2012-02-16 16:30