E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia sot e paralizuar nga greva e pergjithshme

ATHINE- Në Greqi sot i gjithë transporti ajror, detar dhe hekurudhor është i ndaluar. Asnjë avion nuk fluturon, asnjë anije, apo tren nuk leviz. Shkollat, zyrat, supermarketet, bankat spitalet gjykatat janë të mbyllura cka provokon një black out informativ.

Autobusët urbanë do të goditen pjesërisht nga protesta, por protestat e parashikuara në qendër të Athinës, si dhe në qytetet të tjera kryesore të Greqisë do të paralizojnë dhe këtë transport.

Greva është organizuar nga sindikata e sektorit privat Gsee, si dhe sindikata e konfederatës së punonjësve të adminsitratës publike, Adedy dhe sindikatëës komuniste Pame të cilët zhvilluan një tjetër grevë më 10 shkurt.

Greva e përgjithshme mbështetet edhe nga e majta ekstreme në opozitë, e cila ka bërë thirrje për “një revoltë të madhe kundër masave barbare” që qeveria ka marrë dhe që mund të marrë.

Ndërkohë dje anëtarët e sindikatave greke bllokuan të bursën e Athinës. Qeveria greke ka shprehur vendosmërinë për realizimin e programit të stabilitetit ekonomik, por masat e shpallura në kuadër të këtij programi janë kundërshtuar nga unionet sindikale, që kanë paralajmëruar greva të përgjithshme gjatë këtij muaji.

Ministri i Financave, Jorgos Papakonstandinu tha se tashmë, ajo që pret Greqia është që vendet anëtare të BE-së të bindin tregjet ndërkombëtare se Greqia po bën përpjekjet e duhura. "Ajo që ishte shumë e rëndësishme, ishte që të dilte Komisioni Europian dhe me transparencë të madhe të mbështeste përpjekjen që po bën Greqia. Tani ne presim dhe kërkojmë që vendet anëtare të BE-së të mbështesin Greqinë. Përderisa në sistemin europian nuk parashikohet mënyrë tjetër mbështetjeje, ne kërkojmë që vendet anëtare të bindin tregjet ndërkombëtare se nuk ekziston hallkë e dobët dhe se të gjithë ndodhemi në të njëjtën barkë e duhet të përpiqemi". Ministri shtoi se, masat shtesë që u komunikuan nga kryeministri, sipas rekomandimeve të Brukselit, u imponuan nga fakti se Greqisë i duhet të marrë hua deri në 40 miliardë euro për këtë vit dhe se këto hua do t'i jepeshin me interesa të papërballueshme, nëse Athina nuk jepte prova konkrete për vendosmërinë e saj në përmirësimin e treguesve ekonomike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›