E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi nis dialogun politik me Brukselin

PODGORICE - Bashkimi Evropian do të fillojë në qershor dialogun politik me Malin e Zi, duke marrë parasysh edhe përfundimin e procedurave të ratifikimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit", - deklaroi dje Sekretari spanjoll i Shtetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anhel Losada.

"BE e konsideron Malin e Zi si faktor të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe e konsideron të shkëlqyer aktivitetin që vendi zbaton në bashkëpunimin rajonal", - theksoi Losada në takimin "Dialogu politik BE - Mali i Zi", në të cilin mori pjesë edhe ministri i Jashtëm malazez, Milan Roçan.

Losada vlerësoi se qeveria malazeze vitin e kaluar ka realizuar përparime të mëdha në reformat evropiane, por tregoi se mbetet ende shumë punë në procesin drejt anëtarësimit të plotë të vendit në union.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›