“Emri” Nimic i paraqet Ivanovit idetë për bisedimet
SHKUP- I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për zgjidhjen e çështjes së emrit për Maqedoninë, Mattheë Nimic në takimin e sotëm me presidentin maqedonas, Gjorge Ivanov paraqiti disa ide për vazhdimin e bisedimeve për emrin.
Ivanov e njohu Nimicin me mënyrat sesi mund të punohet për gjetjen e një zgjidhjeje në pajtim me rezolutat e OKB-së.
Presidenti Ivanov theksoi gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për intensifikimin e procesit për tejkalimin e dallimeve me fqinjin jugor.
Ora: 13:54- Nimic ne Shkup: I angazhuar per te zgjidhur ceshtjen e emrit
Ndërmjetësi i OKB-së, për çështjen e emrit, Metju Nimic, ka mbërritur në Shkup për vizitën e tij dy ditore.
Nimic me të arritur në Shkup në një prononcim për median deklaroi se priste shumë nga bisedimet dhe se ishte i angazhuar maksimalishtë për këtë çështje”.
Ndermjetesi i OKB-se nuk është përgjigjur nëse gjatë vizitës së tij në Maqedoni dhe Greqi do të prezantoj ide dhe propozime të reja për emrin.
Këto takime priten me interes pas vizitave dhe mesazheve direkte për zgjidhje të shpejtë të çështjes së emrit që u bënë nga zyrtarë evropianë dhe amerikanë javën që shkoi.
Rifillimi i procesit të bisedimeve vjen pas rreth shtatë muajsh, në tentativë për të zgjidhur dallimet rreth çështjes së emrit Maqedoni mes Athinës dhe Shkupit.
Ndërmjetësi i OKB-së i kishte ndërprerë takimet pasi palët shprehnin vazhdimisht qëndrime të cilat nuk sugjeronin kompromis.
Të hënën në mbrëmje, zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas zhvilluan mbledhje konsultative. Ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski deklaroi pas takimit se “Ramë dakord për një prezantim të përbashkët, i cili do të ishte konstruktiv dhe pro-aktiv me seriozitet dhe përkushtim maksimal. Me qëllim që në periudhën para nesh të japim kontributin tonë për arritjen e një zgjidhjeje, ose të paktën përparim në problemin dypalësh me Greqinë”, tha Ministri Milloshovski. avën që shkoi, delegacione nga parlamenti evropian, komisioni evropian dhe senati amerikan, bënë thirrje direkte për arritjen sa më shpejtë të kompromisit.
Maqedonia ka mbetur në vend në integrimet euroatlantike për shkak të kundërshtimit grek. Diplomatët thonë se zgjidhja duhet të vijë shpejt që vendi të vazhdojë rrugën e integrimeve.
Greqia insiston në ndryshimin e emrit të Maqedonisë, të cilit do të duhet t'i bashkangjitet një referim gjeografik dhe i cili, sipas qëndrimit grek, do të përdorej në të gjitha nivelet. Pas vizitës dy ditore në Maqedoni, Nimic do të udhëtojë drejt Athinës.
(s.g/balkanWeb)