E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defekti në Vaun e Dejës lë pa drita shumë qytete

Një defekt në sistemin 220 kv në Vaun e Dejës ka bërë që në shumë qytete të vendit të mungojë energjia elektrike për disa minuta.
Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit defekti ka ndodhur si pasojë e rënies së rrufesë në këtë rrjet.
Nga të dhënat më të fundit mësohet ndërkohë se energjia elektrike është kthyer në disa qytete përfshi edhe disa zona të Tiranës, ndërsa aktivizimi i linjave po vazhdon paralelisht me qëllim kthimin e sistemit në funksionim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›