4 vjecarja me HIV diskriminohet në kopsht, prindërit fajësojnë edukatoren
ELBASAN- Prindërit e vajzës 4 vjecare nga Belshi i Elbasanit akuzojnë edukatoren si përgjegjëse të protestës së prindërve të fëmijëve të kopshtit ku vogëlushja shkonte prej dy vitesh. I kthyer pak kohë më parë nga emigrimi në Itali, babai i vajzës Cimi Idrizi tregon se si është përballur me reagimin e ashpër të komunitetit ndaj vajzës së tij që refuzohet të ndjekë një institucion edukues.
Vajza 4 vjecare nuk është dërguar të martën në kopsht për shkak të trysnisë së opinionit publik për përjashtimin e saj nga kopshti.
Prindërit e bashkëmoshatarëve paralajmëruan largimin e fëmijëve të tyre për shkak të frikës nga infeksioni HIV/AIDS që paraqet 4 vjecarja.
“Edukatorja acarroi prindërit që thanë se fëmiët nuk do shkojnë më në kopsht. Fëmijët e mi nuk shkojnë më në kopsht sepse edukatorja u ka treguar problemet që ne kemi fatkeqësisht” shprehet babai i vogëlushes.
Babai thotë se pas ankesave në institucionet përkatëse ka dërguar një letër në Drejtorinë Arsimore të Elbasanit nga ku pret ende një përgjigje.
Mësohet se familja Idrizi ka hedhur në gjyq Ministrinë e Shëndetësisë për indiferencë ndaj ankesës së tyre 2 vitet e shkuara.
Historia nisi nga zbulimi i një rasti me HIV/AIDS nga Instituti i Shëndetit Publik të një studenteje e cila kishte dhënë gjak në spitalin e Elbasanit. Pas analizave të bëra rezultoi se njëra nga binjaket e ciftit Idrizi e shtruar në Pediatri, ishte infektuar me këtë virus.
Prokuroria e Elbasanit pritet të rihapë dosjen e dy viteve më parë ndërsa familja vijon të ëprjetojë sëmundjen e vajzës dhe njëherësh refuzimin ndaj saj nga komuniteti. I sensibilizuar nga gjendja e kësaj familje, një qytetar nga Tirana nuk ka nguruar të udhëtojë drejt Belshit për ti dhuruar lodra vogëlushes dhe duke ndihmuar familjen Idrizi me një shumë modeste të hollash.
(e.n/News24/BalkanWeb)