Greqia tashmë e ka një qeveri
Greqi- Kreu i socialistëve të Pasok ka thënë se tashmë një qeveri koalicioni është formuar në Greqi.
‘Greqia ka një qeveri’- tha Evengelos Venizelos pas bisedimeve me kreun e Demokracia e Re, Antonis Samaras që fitoi zgjedhjet e së dielës.
Detajet pritet të finalizohen më vonë të mërkurën, njoftojnë korespondetët ndërkombëtarë nga Athina.
Partisa e vogël E Majta Demokarike pritet të jetë në një koalicion qeveritar me Demokracia e Re dhe Pasok.
Koalicioni pritet të kërkojë disa lehtësime të kushteve të vëshitra për të planin e FMN dhe BE për të shpëtuar vendin nga falimenti.
Zoti Venizelos tha se Greqia do të përfaqësohet nga ministri i Financave, Jorgos Zanias në një takim të ministrave të Financave të Eurozonës gjatë kësaj jave. Kreu i të Majtës Demokratike, Fotis Kouvelis tha: ‘Ne vendosëm për të dhënë një votëbesim për qeverinë që do të formohet’.
Një zyrtar i Demokarcia e Re i cituar nga Reuters tha se zoti Samaras do të takohet pasdite me presidentin Karolos Papulias për të njoftuar marrëveshjen e koalicionit.
Bisedimet mes tri partive për formimin e një qeverie të re koalicioni në Greqi hynë sot në ditën e tretë në mes të presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar.
Demokracia e Re, fituesi konservator i zgjedhjve të së dielës, pritet të udhëheqë qeverinë e re. Mandati tre ditor i kreut të Demokracia e Re, Antonis Samaras për të formuar një qeveri skadon sot. Është e paqartë nëse Pasok, i cili doli i treti në zgjedhje, do të bashkohet me qeverinë apo thjesht do ta mbështesë atë.
Pala e tretë është e Majta Demokratike. Mes tyre tre partitë do të kenë një shumicë me 29 vende në parlament. Ato të gjitha janë në favor që ta mbajnë Greqinë në Euro ndërsa dëshirojnë që të rishikojnë kushtet e kreditimit me BE dhe FMN edhe pse ndryshojnë në kërkesat dhe masën e ndryshimeve.
Megjithatë liderët evropianë kanë treguar se nuk ka hapësirë të kufizuar për manovrim dhe janë duke pritur detaje sesi qeveria e re synon të marrë një tjetër 11.7 miliardë euro dhe sesi do të kryejë shkuetimet deri në vitin 2014.
Demokarcia e Re ka fituar 129 vende në parlamentin 300 vendesh grek, e ndjekur nga partia antikreditim Syriza me 71, Pasok me 33 dhe e Majta Demokratike 17. Nëse zoti Samaras dështon të formojë një qeveri të mërkurën shansi i kalon Alexis Tsipras të Syriza, dhe nëse sërish ky dështon stafeta i kalon Pasok.
Dorina Bilbili/IDEA/