Greqia vazhdon meurgjencë privatizimine ndërmarrjeve shtetërore
ATHINË- Qeveria greke deklaroi se po vazhdon në mënyrë urgjente me shitjen e pjesës shtetërore në disa ndërmarrje të mëdha për të zvogëluar kështu borxhin e saj të madh. "Kabineti vendosi në mënyrë urgjente shitjen e pjesëve të gjigantit të telekomunikacionit, OTE, të 'Postbanka'-s, të porteve në Selanik dhe Athinë dhe Ujësjellësin e Selanikut për përshpejtimin e programit ambicioz për privatizimin", paralajmëroi ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu.
"Gjithashtu është vendosur që për shkak të përshpejtimit të këtij procesi të formohet edhe një fond sovran në të cilin do të hynë të ardhurat nga privatizimi", theksoi Papakonstantinu.
Qeveria gjithashtu planifikon që deri në fund të këtij viti të shesë një pjesë ose madje edhe të gjitha aksionet në operatorin e gazit DEPA, operatorin hekurudhor "Trejnos", shoqatat për garat me kuaj ODIE dhe grupimin ushtarak shtetëror, EAS.
Greqia ka qenë e detyruar ta ndryshojë strategjinë e saj të privatizimit për shkak të hyrjes gjithnjë e më të dukshme të ekonomisë vendore në një rrugë pa krye.
(m.a/mia/BalkanWeb)