Rumani, akuzohen 30 zyrtarë të lartëpër korrupsion
BUKURESHT- Tridhjetë politikanë, doganierë dhe biznesmenë janë akuzuar sot në Rumani, për krijimin e një rrjeti të gjerë korrupsioni në portin e Konstancës, në jug për futjen e mallrave kontrabandë, veçanërisht nga Azia.
Konstanca është porti më i madh rumun në Detin e Zi dhe një nga pikat hyrëse të mallrave aziatike drejt Bashkimit Evropian.
"Ky rrjet kriminal përfshin një numër të madh personash ndër të cilat politikanë që mbajnë funksione të nivelit të lartë, drejtues doganash, ndërmjetës dhe biznesmenë të përfshirë në aktivitete import-eksporti", bëri të ditur Prokuroria.
Janë akuzuar gjithashtu ndërmjetës doganierë kinezë, jordanezë dhe sirianë. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Laurentiu Mironescu, anëtar i partisë liberaldemokrate në pushtet, PDL i arrestuar dje në banesën e tij, dha dorëheqjen nga funksioni.
Mes të akuzuarve janë edhe senatori PDL Mircea Banias, ish-drejtori i portit të Konstancës, Eugen Bogatiu, si dhe disa shefa doganash dhe komandanti i grupit detar të policisë së kufirit në Konstanca, Adrian Patrascu.
Falë një sistemi rryshfetesh që shkonin nga 1 000 deri në 7 000 dollarë (700 deri në 5 000 euro) të derdhura çdo ditë, sasi të mëdha mallrash kontrabandë, të ndaluara për importin ose sasia e të cilave nënvlerësohej, kalonin pa asnjë problem filtrat doganorë për të hyrë në Bashkimin Evropian, njoftonë prokurorët antikorrupsion.
(e.m/ata/BalkanWeb)