E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian vote historike mbi qeverisjen ekonomike

Parlamenti Europian ka votuar mbi reformën e një qeverisjeje tw përbashkët ekonomike për BE. E ashtuquajtura “Paketa e gjashtë” ka marrë votën historike të Parlamentit Europian, për një qeverisje ekonomike të përbashkët europiane. Komisioneri për cështjet ekonomike dhe finaciare, Olli Rehn, është shprehur me një entuziazëm të madh rreth këtij votomi vendimtar.

“Kemi vendosur sot një moment historik me një votë historike të Parlametit Europian. I kemi hapur rrugën krijimit të një bashkimi ekonomik real që kompleton atë monetar.”

Paketa legjislative do të marrë votimin përfundimtar nw takimin e grupit tw ministrave europian të financave, që pritet të zhvillohet në javën e parë të tetorit. “Six Pack” do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2012. Kjo paketë do të fuqizojë qeverisjen ekonomike të BE, do të përmirësojë politikat e survejimit mbi llogaritë publike, mbi ç’ekuilibrat makroekonomik dhe do të përshtas reformat strukturore. Gjithashtu me qeverisjen e përbashkët ekonomike, do të ashpërsohen edhe sanksionet për eurozonën, ndaj atyre vendeve që nuk respektojnë rregullat e bashkimit monetar.

Reforma do t’i detyrojë qeveritë me nivel të lartë borxhi dhe deficiti, të depozitojnë në një llogari interesi fonde që mund të tërhiqen si një ndëshkim në rast se llogaritë publike nuk plotësojnë parametrat. Masat me sanksione të tilla kanë ekzistuar edhe në paktin e stabilitetit, por sistemi i votimit i parashikuar i kthente virtualisht të pamundura. Në bazë të ligjeve të reja Komisioni i BE ka të drejtë tu kërkojë qeverive të marrin masa korrigjuese për reduktim të deficitit dhe borxhit. Qeveritë që do të injorojnë këtë rregull do të depozitojnë një ekuivalencë me 0,2% të PPB në fondin special. Nëse vendet do të kenë një deficit mbi 3% do të humbasin të gjithë shumën e depozituar. Një shtet i dënuar nga ky ligj mund të ketë të drejtën edhe të kundërshtojë por gjoba e rëndë do ti hiqet vetëm nëse qeveria e ndëshkuar do të marrë mbështetjen e maxhorancës së vendeve anëtare.

Në thelb me ligjin e ri të qeverisjes së përbashkët ekonomike përmbyset ligji në fuqi i paktit të stabilitetit që vepronte me anë të ndëshkimit vetëm nëse mazhoranca e shteteve anëtare e aprovonte paraprakisht një gjë të tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›