E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,kompanitë ajrore në protestë

Sektori publik ka pasur pengesa në Greqi për shkak të një greve 24 orëshe të nisur nga Federata e funksionarëve që proteston kundër politikës sociale të qeverisë konservatore. Greva ka prekur transportin ajror për shkak të një ndërprerje të punës nga ora 10:00 deri në orën 13:00 të kontrollorëve ajrorë të anëtarësuar në këtë federate, të cilët janë 200 mijë. Kompanitë publike "Olympic Airways" dhe ajo private "Aegean" anulluan 52 fluturime vajtje-ardhje, dy prej të cilave ndërkombëtare me destinacion Stambollin dhe Bukureshtin. "Olympic Airways" shtyu gjithashtu katër fluturime me destinacion Nju Jorkun, Milanon, Parisin dhe Vjenën, ndërsa "Aegean", anulloi 23 fluturime. Greva ka prekur gjithashtu arsimin fillor dhe të mesëm, financat, ministritë, prefekturat dhe bashkitë, si dhe spitalet publike ku ishte në punë një personel i kufizuar. Federata e funksionarëve e filloi këtë grevë për të protestuar kundër ashpërsisë dhe autoritarizmit të qeverisë konservatore të Karamanlisit. Federata kërkon rritje pagash, masa kundër papunësisië, mbrojtjen e sigurimeve shoqërore dhe të të ardhurave shtesë për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Rreth një mijë manifestues marshuan në qendër të Athinës me një parrullë ku shkruhej: "Nuk duam të durojmë pasojat e dhimbshme të krizës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›