E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,emëron Geri Lok,Sekretar të Tregëtisë

Presidenti i SHBA-së Barak Obama, ka emëruar të mërkurën ish-guvernatorin e Uashingtonit, kinezo - amerikanin Geri Lok si Sekretar të shtetit për Tregtinë. "Geri do të jetë një zë i besuar në kabinetin tim, një avokat i palodhshëm për konkurrencën tonë ekonomike dhe një ambasador me ndikim për industrinë amerikane, e që do të na ndihmojë ne që të bëjmë gjithcka, sidomos tani në kohë krize", deklaroi Obama. Lok është Sekretari i tretë i Tregtisë i propozuar nga Obama, pasi guvernatori i Nju Meksikos Bill Ricardson dhe senatori Xhud Greg pranuan propozimin dhe më pas u tërhoqën. "Unë kam përqafuar këtë mundësi për t'iu shërbyer ju dhe popullit amerikan", u shpreh Lok. Geri Lok është i pari guvernator kinezo-amerikan në historinë e SHBA-së. Gjatë dy mandateve të tij, që nisën nga 1997-ta, në vitin 2004, ai drejtoi tetë misione të tregtisë dhe Uashingtoni hapi një zyrë shtetërore të tregtisë në Guangzhou të Kinës. Shteti i Uashingtonit është shtëpia e gjigandit të softëare Microsoft, prodhimit të avionëve Boing, etj. Grupet e shtresës punëtore në Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur emërimin e Lok si Sekretar i Tregtisë dhe janë shprehur se shpresojnë se ai do të punojë së bashku me administratën Obama, për t'i bërë presion Kinës në cështjen e përmirësimit të të drejtave të punëtorëve atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›