E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë,të enjten vendimi për Milutinoviç

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës do të shpallë të enjten vendimin për ish-presidentin e Serbisë Milan Milutinoviç dhe pesë zyrtarët ushtarakë dhe policorë të Serbisë dhe ish- Republikës Federale të Jugosllavisë, të akuzuar për krime ndaj shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Bashkë me Milutinoviçin, për deportim, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në gjysmën e parë të 1999, akuzohen edhe ish-nënkryetari i qeverisë jugosllave, Nikola Shainovic, dhe gjeneralët Dragoljub Ojdaniç, Nebojsha Pavkoviç, Vladimir Lazareviç dhe Sreten Lukiç. Gjatë luftës në Kosovë, Ojdaniç ishte shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, Pavkoviç komandonte armatën e tretë, Lazareviç me korparmatën e Prishtinës, ndërsa Lukiç ishte në krye të shtabit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Prishtinë. Në fjalën përmbyllëse, verën e kaluar, prokurorët pohuan se kanë dëshmuar fajësinë e të gjithë të akuzuarve, dhe kanë kërkuar që ata të dënohen prej 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›