E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastisjet, EULEX: Ne hetim per tenderat e rrugeve

PRISHTINE- Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX deklaron se po heton mbi disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë, gjatë periudhës 2007-2009. Nëpërmjet një komunikate për shtyp EULEX sqaroi arsyet e kontrolleve që u bënë dje në Ministrisë së Transportit Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit si dhe në banesat e personelit të kësaj ministrie.

EULE thotë se kontrollet janë bërë nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorisë Speciale dhe janë “pjesë e vazhdës së hetimeve që udhëhiqen nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga misioni evropian.

Aty sqarohet më tej se “Kontrollet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë”.

Sipas zyrtarëve të EULEX-it në këtë fazë bastisjet janë plotësisht në cilësi të hetimeve dhe materialet e mbledhura do të analizohen me kujdes nga policia dhe zyra e Prokurorit Special.

Nga ana e tij ministri Limaj, pak para mesnate u shpreh i hapur për hetimet e organeve të rendit, por ka nënvizuar se do të vazhdojë ta mbajë postin e ministrit.

Limaj deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen pavarësisht kontrolleve të EULEX në zyrën dhe banesën e tij, në kuadër të kërkimeve për të gjetur prova për abuzime financiare “ato mund të vazhdojnë hetimin e tyre dhe ne jemi këtu për të sqaruar cfarëdo që duhet sqarohet” u ka thënë mbrëmë gazetarëve. Ndërsa ka shtuar “Do të vazhdoj me detyrën time të përditshme, dhe të tjetër mund të vazhdojnë me detyrën e tyre.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se nuk ishte në dijeni të aksionit të policisë së EULEX-it, por kërkoi veprim të autoriteteve në Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›