Greta Hushi: Udha ime në balet, nga princesha e Flokëve të Borës tek Nora e Kelmendit
E re dhe e talentuar në skenën e TKOB, ku së fundi spikati për rolin Norës së Kelmendit në baletin shqiptar Delina. Kjo është balerina e njohur Greta Hushi, për të cilën mund të thuhet se është një shtojzovalle shqiptare. Me natyrshmërinë, origjinalitetin e saj në balet ajo sot është nga emrat më të suksesshëm të skenës së TKOB, e cila para publikut
ka sjellë shumë role të bukura, të cilat të kërcyera nga ajo nën tingujt e mrekullueshëm të muzikës, kanë ardhur të magjishëm tek publiku. Greta ka një jetë artistike shumë të pasur, një udhë të bukur që ka nisur me Princeshën e Flokëve të Borës për të arritur tek Nora e Kelmendit, që ajo e solli së fundi para publikut. Në një intervistë dhënë për gazetën, ajo tregon se e adhuron profesionin e saj, dhe se çdo gjë duhet të mbështet mbi profesionalizimin. Pohon se baleti kërkon shumë punë, por që asaj i ka falur shumë kënaqësi. Mendoj se duhet të ketë balete shqiptare për të mbajtur traditën, për të qenë më afër popullit tonë dhe Delina ishte ndryshe, pasi ai ishte konceptuar në një mënyrë shumë ndryshe dhe koreografi Agron Aliaj erdhi me një libret ndryshe. Nuk kishim vetëm një histori Delinë, por kishim dhe Norën e Kelmendit e Doruntinën. Unë isha Nora e Kelmendit, e cila për mua është një figurë dhe një personazh që më pëlqeu shumë. Ajo ishte një malësore, ku i ati e donte djalë dhe ajo u rrit si djalë, por brenda vetes ajo ishte femër. Është një legjendë shumë e bukur dhe u pëlqye nga të gjithë dhe ky personazh u spikat shumë, pohon balerina. E diplomuar për koreografi ajo ka shkëlqyer në të gjitha shfaqjet e baletit dhe në opera të ndryshme ku ajo ka kërcyer. Një sukses i arritur falë punës dhe pasionit për profesion e saj, dhe që Gretës i ka falur shumë momente të bukura deri tani. E ndërkohë kush është vajza e bukur larg skenës së baletit, jeta e saj dhe çfarë mendon për karrierën artistike ajo na e zbulon në vijim të kësaj interviste.
-Si nisi udha juaj më baletin?
Mamaja ime ka pasur dëshirë që të kishte një vajzë balerinë, motra ime nuk pati asnjë të dhënë për balet, ndërsa unë provova dhe kisha shumë të dhëna për balerinë. Baletin e kam filluar që në moshë të vogël, ku fillova dhe shkollën baletit. Jam e lumtur, sepse baleti është me talent. Mund të punosh shumë, por duhet të kesh dhe talent. Ka njerëz që megjithëse e kanë shumë dëshirë nuk mund të bëhen dot kurrë balerinë.
-Para disa kohësh ju erdhët në skenë me baletin Delina. Si u ndjetë tek ky balet, cilat ishin emocionet që ju morët?
Ishte një balet shumë i bukur dhe baletet shqiptare vihen një herë në vit, kështu që ne kemi mundësi që të kërcejmë dhe në një balet të tillë. Nëse ne punojmë në 3-4 balete të huaja, ato shqiptare janë më paktë kështu që u ndjeva shumë mirë. Mendoj se duhet të ketë balete shqiptare për të mbajtur traditën, për të qenë më afër popullit tonë dhe Delina ishte ndryshe dhe koreografi Agron Aliaj erdhi me një libret ndryshe. Nuk kishim vetëm një histori Delinë, por kishim dhe Norën e Kelmendit e Doruntinën. Unë isha Nora e Kelmendit, e cila për mua është një figurë dhe një personazh që më pëlqeu shumë. Ajo ishte një malësore, ku i ati e donte djalë dhe ajo u rrit si djalë, por brenda vetes ajo ishte femër. Është një legjendë shumë e bukur dhe u pëlqye nga të gjithë dhe ky personazh u spikat shumë.
-Çfarë emocionesh provuat me Norën e Kelmendit?
Në çdo skenografi jam justifikuar tek rolet me finesë, tek rolet e qeta, tek rolet që duan shumë hijeshi, por në fakt tek Nora duhet të isha shumë e fortë e vendosur, dhe në portret e koreografi, në lëvizje, pra duhej të isha një femër e fortë. Unë u ndjeva shumë mirë dhe me veshjen, më pëlqeu shumë, pasi ishin veshje tradicionale. Isha me qeleshe me çakshir etj. Kisha qejf kur unë qëndroja veshur në këtë mënyrë për Norën, pastaj ishte dhe fiziku im, pasi gjatësia ka të bëjë shumë me veriun sepse femrat nga veriu janë të gjata dhe isha shumë afër.
-Kur ju thanë për Norën patët hezitim?
Nuk pata fare hezitim dhe nuk po e kuptoja, kur koreografi i madh Agron Aliaj që unë dua ta përshëndes me tha që ti do të bësh një femër që do të jetë si mashkull, dhe i thashë unë mashkull, por unë nuk e dukem e tillë? Por ai më tha që ajo është një nga femrat më të bukur. Në fakt unë nuk kisha lexuar për këtë dhe nuk kisha informacion të mjaftueshëm, se ku qëndron drama e këtij personazhi. Kur u njoha me këtë legjendë. E gjithë drama e këtij personazhi qëndron se ajo u lind vajzë dhe ëme e saj vdiq, sepse burri nuk e pranonte, sepse ajo kishte bërë vajzë dhe kjo u rrit nga tezja e saj si mashkull, çdo gjë ishte e ndërtuar në atë mënyrë që ajo të rritej si mashkull, por brenda vetes ajo në dëshirën e fundit që i kërkoi të atit ishte se unë dua të jem ashtu si më ka bërë zoti, vajzë. Është e shumë e bukur, sepse nuk para ndodh. Kjo është shumë e fortë si dramë edhe mua më pëlqeu dhe hyra shumë brenda personazhit, sepse Nora luftonte, por kishte dhe ndjenja. Ajo u dashurua, por nuk u spikat shumë dashuria e saj sa fortësia e saj si femër dhe psikologjia veriorëve për të pasur mashkull. Ishte një personazh që me të vërtetë ai goditi.
-Pas Delinës do të kemi balete të tjera nga ju?
Në e nisëm këtë sezon me Arrëthyesin, i cili në fakt ishte rivënie, por i pari për këtë vit ka qenë Delina dhe sapo kemi filluar punën për baletin Carmen. Tek ky balet unë jam në pesëshen kryesore, do të ketë dhe balerinë të huaj, pasi është një bashkëpunim i TKOB dhe me koreografë italianë si dhe balerinë italianë.
Sa vite ka Greta në TKOB?
Kam 6 vjet që jam në TKOB. Kam kërcyer në vepra të bukura gjatë këtyre viteve dhe dua të theksoj se unë kam bërë më shumë role të dyta, që kanë qenë edhe shkak i fizikut tim, gjatësisë. E kam filluar me baletin Arrëthyesi, dhe kam qenë roli i parë Kiara, më pas vjen baleti Bajadera Gamzat, më pas kam bërë Zhizel, Vdekjen Mjelmës, më pas kam kërcyer tek Sylfide, tek Migjenianady muzat, më pas kam bërë një paso cinque, ku ka qenë një koreograf italian. Kam vazhduar me një vepër të Aleksandër Peçit me koreograf Agron Aliaj, më pas kanë qenë dhe balete të tjera si Coppelia, ku unë kam pasur disa role, si tre cigane, tre fshatare dhe kam bërë dhe lutjen, më pas erdhi Krijimi me Toni Kandelero, ku kam pasur rolin e Gabriel, rolin kryesor, më pas sërish Arrëthyesi me princesha e flokëve të borës, kam qenë princesha e luleve dhe arabia. Kam pasur tre role bashkë tek Arrëtheyesi, më pas erdhi Delina, por ka dhe shumë shfaqje të tjera, por që këto janë më të përcaktuarat.
-Jeni dhe pjesëmarrëse në shumë spektakle televizivë, kush ju fal më shumë emocione teatri apo spektaklet?
Tani nuk vazhdoj më, por kam kërcyer dhe në spektakle të ndryshme televizivë. Të flasësh për emocionet, që merren në spektakle të ndryshme si Top-Channel, RTSH apo Vizion Plus do shumë kohë, sepse nuk është e njëjta. Emocionet që merr në TKOB nuk mund të krahasohen me show televizivë. Në televizione mund të të njohin njerëzit, por nuk mund të merren të njëjta emocione. TKOB i bën balerinat të paarritshëm, njerëzit vijnë të shohin, kanë një largësi por dhe një dëshirë për të njohur nga afër. Për mua si Gretë dhe pse me një eksperiencë goxha të gjatë në televizion, mendoj se teatri për mua është i pakrahasuar, sa i takon emocioneve janë shumë larg nga njëri-tjetri.
-Ka pasur balerina që e kanë braktisur TKOB për oferta televizive, ju do ta pranonit diçka të tillë?
Unë kam qenë në spektakle të ndryshme dhe kam pasur oferta për të kërcyer në spektakle dhe për ta lënë teatrin, por asnjëherë nuk e kam menduar, pasi kam qenë gjithmonë e prerë, sepse ëndrra ime ka qenë gjithmonë kjo. Më vjen mirë që po e realizoj në vendin tim, sepse mund të shkosh në vende të tjera, por je shumë më mirë që ta reali