Minierat shtohen interesat për koncencionarët
Nga aktiviteti minerar në vendin tonë prodhohen rreth 5 milionë ton minerale e materiale ndërtimi. Zëvendësministri i Ekonomisë, Burime nga ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se janë 680 leje aktive në shfrytëzim, të shpërndara në gjithë territorin e vendit.
Sipërfaqet e licencuara në sektori minerare në total zënë 11 për qind të territorit të vendit. Sipas të njëjtave burime mësohet se për këtë vit ka një dyndje nga ana e investitorëve të huaj për të kërkuar leje koncesionare në sektorin minerar në Shqipëri. Kjo vjen edhe pas kalimit të krizës ekonomike dhe rritjes së vlerë të minerale në bursat e huaja. Aktiviteti prodhues minerar në vendin tonë shtrihet në shfrytëzimin e 44 lloje minerale të shpërndara në të gjithë territorin. I gjithë ky sektor është dhënë me koncesion dhe aktualisht ministria e Ekonomisë është duke shqyrtuar të gjitha investimet e bëra për vitin 2009.