Glenny:Akuzat e Marty-t dëmtojnë SHBA e BE

Autori britanik Misha Glenny, një njohës i mirë i problemeve në Ballkan, thotë se akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për krime gjatë luftës janë "shpërthyese".
Në një intervistë për BBC-në zoti Glenny, autor i librit "Mcmafia", që trajton temën e krimit të organizuar në Ballkan, thotë se megjithëse Këshilli i Evropës nuk ka shumë peshë apo ndikim mbi qeveritë, raporti i raporterit të saj Dick Marty dëmton imazhin e vetë SHBA-së dhe Evropës, sepse lë të kuptohet që ato kanë mbyllur sytë duke lejuar të ndodhin këto krime.
"Potencialisht, mendoj se këto akuza janë shpërthyese. Vërtet mund të thuhet se ky është një raport i Këshillit të Evropës që nuk ka shumë peshë apo ndonjë ndikim të madh mbi qeveritë. Përgjithsësisht, raportet që paraqiten në Këshillin e Evropës, më pas mund të thuhet se nuk shkojnë më tej. Por ky raport përmban akuza kaq shumë të rënda në adresë të qeverisë së Kosovës, dhe sidomos ndaj kryeministrit në detyrë, dhe ndoshta kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Hashim Thaçi" theksoi Glenny.