Kosovë, Istogu në votim për kryetarin e komunës

Qytetarët e komunës së Istogut u janë drejtuar sërisht kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre. Sipas Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” që po vëzhgon këto zgjedhje, të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe gjithçka po shkon sipas parashikimeve, ndërkohë për mbarvajtjen e sigurisë së zgjedhjeve janë angazhuar 300 policë.
Që nga ora 7 e mëngjesit janë hapur 15 qendrat votimi me 54 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë 39 mijë qytetarë të kësaj komune. Ky është raundi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Istogut, të cilat mbahen pas vdekjes së kryetarit të saj Fadil Ferati. Në garë për të marrë udhëheqjen e kësaj komune, janë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve pati fituar 49,7 % të votave dhe kandidati i Partisë Demokratike, Shasivar Haxhiaj, i cili pati marrë vetëm 22 % të votave.
Alsat < I mëparshmi