MPJ denon shperthimin ne Prishtine
Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise denoi dje shperthimin e ndodhur nje dite me pare prane nderteses se Zyres Civile Nderkombetare ne Prishtine, Kosove. Ne nje njoftim per shtyp te MPJ-se, shperthimi i djeshem konsiderohet si nje akt qe, edhe pse i izoluar, synon te demtoje frymen e bashkepunimit te institucioneve te Republikes se Kosoves me ZCN-ne dhe faktorin nderkombetar, si dhe vullnetin e deshmuar tashme per vendosjen dhe shtrirjen e EULEX-it ne gjithe territorin e Kosoves. Ministria e Puneve te Jashtme vlereson reagimin e menjehershem te autoriteteve me te larta te Republikes se Kosoves ndaj ketij akti dhe denimin e tij nga ana e tyre. Duke rikonfirmuar mbeshtetjen maksimale per autoritetet e Republikes se Kosoves, Ministria e Puneve te Jashtme shpreh bindjen se asgje nuk do ta pengoje Kosoven per te ecur e sigurt, perpara ne ndertimin e institucioneve, te shtetit te se drejtes, zbatimin rigoroz te ligjit, si dhe ne konsolidimin e shtetit te pavarur e demokratik, te integruar ne familjen evropiane dhe euroatlantike. Nderkohe qe nuk ka ende te arrestuar apo te dyshuar ne lidhje me shperthimin e mbremshem ne oborrin e nderteses se zyres civile nderkombetare. Zedhenesi i policise, Veton Elshani tha se po zhvillohen hetime intensive ne lidhje me ceshtjen, por deri me tani nuk ka persona te dyshuar dhe per rrjedhoje nuk dihen ende motivet e sulmit. Autoritetet policore u bejne thirrje qytetareve te Kosoves qe te bashkepunojne me policine per zbardhjen sa me shpejt te tij, qellimi i te cilit konsiderohet te kete qene prishja e raporteve mes Kosoves dhe bashkesise nderkombetare.