Haradinaj per EULEX-in: Thaci te perqendrohet vetem te Kosova
Kryetari i Partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, Haradinaj ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk duhet t'i krijoje Beogradit hapesira per te nderhyre ne ceshtjet e Kosoves. Ne nje interviste ai ka folur edhe per planin 6 pikesh te Kombeve te Bashkuara per misionin EULEX. "Plani 6 pikesh i propozuar nga sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon ka nxjerre ne drite gjendjen reale qe ka Kosova", ka pohuar Haradinaj. Ish-kryeministri i ka bere thirrje qeverise Thaci qe, "te perqendrohet tek kuadri tjeter politik qe ka Kosova". Nderkohe qe ka ndodhur dhe nje incident ne Suhodoll te Mitrovices. Rreth ores 10:30 te dites se djeshme, ka pasur te shtena me arme zjarri prane lagjes Kroi i Vitakut. Te shtenat kane shqetesuar banoret e fshatit Suhodoll te cilet kane dyshuar se ato kishin ne shenjester shtepite e tyre. Nderkohe policia e Kosoves ka bere te ditur se te shtenat kane qene ne ajer dhe jo ne drejtim te banesave te fshatit Suhodoll dhe as te shtepise se pronarit Ali Kadriu.