Rivaliteti per drogen, ekzekutohet shqiptari
Itali - Plumbat e nje pistolete i kane marre jeten nje shqiptari, dy dite me pare ne qytetin e Padovas, Itali dhe dyshohet se kjo vrasje ka ndodhur per shkak te tregtise se droges dhe pazareve te prishura. Mediat dhe policia e shtetit fqinj, kane bere te ditur se, nje shqiptar ka mbetur i vrare dhe nje tjeter eshte plagosur si pasoje e nje perplasjeje me arme ne Padova. Sipas policise, viktima 30 vjec, se bashku me shokun e tij 22-vjecar, jane qelluar me pistolete nga disa persona ende te paidentifikuar. Emrat dy shqiptareve qe kane mbetur viktima te ketij sulmi nuk behen ende te ditur. I riu 30-vjecar ka gjetur vdekjen nga dy plumba pistolete, ndersa shoku i tij eshte ne gjendje te rende ne spitalin e Padovas, pasi ka marre ne trup 4 plumba. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mestrino. Dy shqiptaret mendohet se mund te kene njohje me vrasesit, pasi kishin lene takim me ta ne vendin e krimit. Policia dyshon se ne kete ekzekutim mafioz mund te jene perfshire 6 persona dhe dyshohet se krimi mund te kete lidhje me kontrollin e tregut te droges ne Itali. Ne vendngjarje eshte gjetur dhe makina tip "Opel", ne te cilen udhetonin dy shqiptaret, te cilet njihen si persona me precedente penale. Nderkaq qe policia italiane ka nisur hetimet per identifikimin dhe prangosjen e autoreve te plagosjes se ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare. Hetuesit thane se autoret e krimit dyshohet te jene po shqiptare dhe se behet fjale per nje rivalitet mes grupeve.
A.C
A.C