Klandestinet nga Rinasi, arrestohet kontrollori
Artan Cena
Favorizimi i nje personi me dokumente te falsifikuara i ka kushtuar shtrenjte nje kontrollori ne aeroportin e Rinasit, "Nene Tereza". Elton Hazizi, 28 vjec, me detyre kontrollor ne Komisariatin e Policise Kufitare, eshte vene ne pranga nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne polici, pasi akuzohet per, "korrupsion", dhe "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se inspektori ka ndihmuar Mahmut Bektashin, 42 vjec, i cili kishte kaluar ne check-up me nje pasaporte te falsifikuar dhe kishte hipur ne avion, i cili kishte destinacion Beogradin dhe me pas Parisin, ndersa kishte paguar 3500 euro. Te dy personat jane arrestuar menjehere ende pa u nisur avioni ne fluturim, nderkohe qe zbulimi eshte bere nga kamerat e kontrollit dhe verifikimet e metejshme. Por mesohet se per kete rast kishte bere denoncim edhe vete kompania ajrore, e cila ka treguar ne polici, se nje nga pasagjeret kishte dokumente false. Me pas kane qene oficeret e SHKB-se, qe kane prangosur efektivin e policise dhe ndalimin e 42-vjecarit Bektashi, i cili nuk ka mberritur dot ne France.
Ndersa kryheshin veprimet e perditshme ne aeroport, agjentet e policise se Tiranes kane arrestuar nje dite me pare kolegun e tyre dhe emigrantin e paligjshem, nen akuzat e "korrupsionit", "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" dhe "falsifikim te dokumenteve zyrtare". Prangat jane vene nga agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem qe veprojne ne komisariatin e Rinasit. Gjate verifikimeve te kryera ka rezultuar se 42-vjecari Bektashi posedonte nje pasaporte te falsifikuar dhe me nje vize po te tille."Ndalimi i te dyshuarit u be ne momentin qe hipte ne avionin e linjes Tirane-Paris pas sinjalizimit te vete kompanise", thane burime zyrtare per gazeten.
Policia e kryeqytetit ka bere te ditur se, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Bektashi kishte siguruar nga nje person i dyshuar per trafiqe te paligjshme, nje pasaporte te falsifikuar me vize "Shengen" dhe me ndihmen e oficerit te policise, Elton Hazizi, kishte kryer te gjitha procedurat e kontrollit kufitare ne Rinas duke u hipur ne bordin e nje avioni qe udhetonte per ne Beograd, me destinacion perfundimtar Francen. Nga te njejtat burime mesohet se 42-vjecari Bektashi kishte paguar nje shume prej 3500 euro, ne kembim te mberritjes se tij ne France, duke perdorur pasaporte te falsifikuar. Policia tha se eshte vene ne kerkim edhe te falsifikatorit te pasaportes se 42-vjecarit. Emri i te dyshuarit nuk behet i ditur per arsye te hetimit, ndersa mesohet se eshte bere lokalizimi dhe identifikimi i tij. Nderkohe, aktet procedurale i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Tiranes.