Riberi: “Skandali më ka shkatërruar familjen”
Çështja “Zahia Dehar” ka harxhuar shumë “bojë” në mediat e të gjitha llojeve. Por, ndërsa vajza joshëse kishte rrëfyer jetën e saj gjatë një interviste për “Paris Math”, asnjë prej futbollistëve të dyshuar nuk kishte dhënë asnjë detaj në lidhje me marrëdhëniet me të. Këtë heshtje e theu të dielën gjatë emisionit “Telefoot”, në të cilin Frenk Riberi, i pyetur në lidhje me çështjen pas ndeshjes së Bajernit të Munihut kundër Bokumit, rrëfeu: “Kjo çështje me ka plagosur familjen time, sidomos të afërmit e mi. Nuk kam gjë tjetër për të thënë”.
Për çështjen “Zahia Dehar” ka folur dhe drejtori i përgjithshëm i Bajernit të Munihut, Karl-Heicn Rumenige përmes faqeve të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine”: “Dihet që kjo është një periudhë e vështirë për të, parë edhe nga fakti se Bajerni nuk është vetëm një klub që ka rezultate në futboll, por gjithashtu dhe një klub që zhvillon ndeshje bamirësie dhe mbështet akte të tilla”. Frenk Riberi duket nga ana tjetër i motivuar më shumë se kurrë për Kampionatin Botëror, çka mesfushori e deklaroi vetë për “Orange Sport”: “Unë jam gjithmonë gati. Jam krenar që jam francez. Do të jap gjithçka. Kam qenë i paduruar për të njohur listën e Kombëtares, nuk prisja gjë tjetër veç kësaj. Dëshiroj të shkoj në Afrikën e Jugut dhe të bëj një Botëror të mirë”. Sidenj Govu, gjithashtu i cituar në çështjen e prostitucionit, mohon të gjitha akuzat në bllok. “Nuk kam asgjë për të thënë. Jemi viktima për disa, të tjerët më pak, disa më shumë. Është shumë bezdisëse”, - tha ai për “Canal Plus”. Sulmuesi i Olimpikut të Lionit akuzohet nga Zahia Dahar se ka pasur një marrëdhënie me pagesë me të në në mars të vitit 2010. Avokati i Zahia Deharit ka kërkuar një ballafaqim me futbollistët Riberi, Govu dhe Benzema, për të qartësuar edhe marrëdhëniet me klienten e tij.
3
futbollistë francezë janë në listën e të dyshuarave për marrëdhëniet seksuale me minoren Zahia Dehar
Seks-skandali
Zahia Dehar. Kjo është prostituta minorene e përfshirë në skandalin seksual të tre lojtarëve të Kombëtares franceze, Frenk Riberi, Sidnej Govu dhe Karim Benzema. Aktualisht është 18 vjeç, por në kohën e marrëdhënieve me yllin francez të Bayern Munich ishte 17 vjeç, dhe për këtë arsye skandali morri përmasa të mëdha. Një seancë seksi shkonte deri në 2 mijë euro. Pas Riberisë, ishin edhe dy ndërkombëtarë të tjerë francezë të cilët ishin argëtuar me biondinën, Govu dhe Benzema. Dehar kujdesej shumë për të pasur një figurë tërheqëse. Në Francë mund të dënohesh deri në tre vjet burg për seks me minorene.
4 Maj 2010