Alba Malltezi: Gazetaria, mëkatet dhe arritjet tona
Dje në Tiranë u organizuan disa aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Medias. Mjaft personalitete u solidarizuan në këtë ditë, me ata që shkruajnë, ata që ndjekin hap pas hapi ngjarjet në vend, ata që përcjellin informacione dhe servirin në shtyp dhe media gjithçka ndodh. Kështu, ishte krejt e natyrshme më tej që sot në “Bulevardi VIP”, të vinte pikërisht një njeri i medias, që fi llimet e saj i pati 16 vjet më parë në “Gazeta Shqiptare” dhe që sot është kryeredaktore e lajmeve në televizionin NEWS 24. Alba Malltezi është padyshim një nga emrat që është shembull për brezin tonë në fushën e gazetarisë. Në fakt, intervista e saj është një rrëfi m plot dashuri dhe optimizëm jo vetëm për punën e saj, por për çdo njeri që ndjek rrugën e gazetarisë dhe dëshiron të bëhet gazetar. Intervista e saj është më shumë se sa një leksion, është një motivim edhe për atë brez gazetarësh, të cilët shpesh në ritmin e përditshmërisë humbasin motivacionin. Për më tepër, le të ecim së bashku në udhërrëfi min e saj..
Alba, kur keni nisur punën si gazetare? Si jeni ndjerë kur patë emrin tuaj në gazetë për herë të parë?
juhëve të Huaja dhe me dëshirën e madhe për të punuar e për të studiuar njëkohësisht. Në pranverën e '94 ngrihesha herët për të realizuar një përmbledhje të shtypit shqiptar në italisht, (që këtu simpatia për "Gazetën Shqiptare", ndërsa shoqja ime e ngushte përmblidhte shkrimet e "Koha Jonë") për të vazhduar paradite leksionet në Universitet e pasdite në redaksinë e "Gazetës Shqiptare". Lexoja gazeta, punoja me gazeta, kështu, s'kishte sesi dhe jeta ime të mos merrte drejtimin e gazetarisë. Mbuloja faqen e Kulturës dhe spektaklit dhe kur emri im doli për herë të parë në Gazetë ishte emocion sigurisht, por dhe përgjegjësi e madhe. është një ndjenjë që nuk ka ndryshuar edhe sot, pas 16 vjetësh.
Si ka qenë të bëje gazetari në fillimet tuaja?
Mendoj se ka qenë siç është sot. Kërkohej llogari e seriozitet; të bënim detyrën tonë duke iu përgjigjur maksimalisht atyre 5 pyetjeve të bekuara: Kush, Kur, Si, Pse, Ku. Ndryshonin mjetet si celulari apo interneti që janë në dispozicion të të gjithëve tani. Nuk kishim makinë personale dhe i binim Tiranës në këmbë nëpër institucione, apo për të kontaktuar "burimet e lajmit".
Kush ka qenë modeli që ndiqnit në punën tuaj?
Mund të duket çudi që nuk them ky gazetar apo ajo gazetare. Në punë time do të kem gjithnjë një model: atë të prindërve të mi. Njerëz punëtorë e të ndershëm. Sidomos im atë, njeri i ditur e i urtë, model që në fakt nuk ka lidhje me fryrjet e tepërta që zakonisht kanë njerëzit e medias dhe një mani të veçantë për t'u dukur.
Pas shtypit ju u përfshitë në televizion. Cilat ishin diferencat, vështirësitë e para? Sadisfaksionet?
Televizioni është më sipërfaqësor, por me impakt të jashtëzakonshëm në informimin e njerëzve. Formati i NEWS 24 veçanërisht. Këtu përgjegjësia është akoma më e madhe, koha më e ngushtë, ndaj ato titra që dalin me flash-e, apo deklarata, duhen verifikuar 1000 herë, sidomos në lajme që prekin ndjeshmërinë e njerëzve. Vështirësitë e para kishin të bënin me probleme teknike, pastaj me dëshirën ose jo të njerëzve për të folur para kamerave, presioneve më në rritje pas çdo lajmi që bezdiste njerëzit e politikës apo biznesit. Por kënaqësitë janë të mëdha edhe në lajme në dukje të vogla. Si për shembull, kur të afërmit gjejnë babain e tyre të moshuar, që vuan nga sëmundje e memories, pas njoftimit në NEWS 24. Apo kur nga komisariate të ndryshme të policisë së Tiranës sjellin fëmijë të vegjël 3 apo 4 vjeç të humbur dhe pas lajmit në NEWS 24, vijnë prindërit të përlotur e përqafojnë të vegjlit e tyre. Për të kaluar pastaj në çështje të mëdha si ajo e "Marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë". Zbulimin, denoncimin deri në anulimin e asaj marrëveshje. A ka kënaqësi më të madhe kur një media sensibilizon dhe pengon një gjë të tillë?
Kë do të cilësonit si më të vështirë, punën në gazetë apo në televizion?
Nëse një punë bëhet me pasion, me dashuri, nuk do të duket asnjëherë e vështirë edhe pse është realisht. Nëse më pyesni për komoditet? Them që në gazetari nuk ka punë të lehtë; mendoj se kush dashuron profesionin e gazetarit nuk njeh orare, nuk njeh komoditet të vazhdueshëm, nuk njeh pasuri. Nëse ju shihni sot gazetarë të pasur, ata nuk janë gazetarë. Nëse shihni gazetarë që bëjnë fundjava, edhe ata s'janë të tillë. Kush ka ambicie rehatie a pasurie ka me mijëra profesione që ta ofrojnë këtë mundësi, por jo gazetaria. Gazetaria është profesion për njerëz të ndershëm, seriozë që duan të zbulojnë të vërtetën. A i kemi ne këto standarde? A është gazetaria shqiptare e vërtetë dhe serioze? Eshtë puna më e dukshme dhe më publike, ndaj këtë e dinë njerëzit më mirë. Unë them se si kategori kemi po aq probleme sa ka politika, drejtësia, mjekësia shqiptare....
Ju u bëtë kryeredaktorja e televizionit informativ NEWS 24. Cilat ishin sfidat tuaja në atë fillim të ri të karrierës suaj?
Sfida përputhej me formatin e informimit 24 orë. Me mjetet tona të varfra fillimisht, por me harmonizimin e punës me gazetarët e "Gazetës Shqiptare", të Balkanweb e dy abonime agjencish të rëndësishme si REUTERS e ANSA arritëm të japim dhe vazhdojmë të informojmë qytetarët shqiptarë në kohë reale për atë që ndodh në Shqipëri dhe në botë, si të gjithë TV më të përparuara të globit. Nëse ndodh një ngjarje në Rusi, në SHBA, Itali apo Australi, ne e kemi në redaksi dhe ua përcjellim teleshikuesve tanë në të njëjtën kohë që e japin televizionet më të mira të botës. Me disa burime dhe të verifikuara mirë.
Keni qenë ndër të parat kryeredaktore femra në median shqiptare, a ka qenë kjo një sfidë përballë meshkujve? A e keni ndjerë ndonjëherë këtë "luftë" mashkull-femër në punën tuaj?
Media është një mikroklimë e klimës së përgjithshme shqiptare me të mirat e defektet e shoqërisë. Nëse një punë ngrihet, ndërtohet në respekt reciprok, besoj gjërat bëhen më të lehta. Kështu punojmë përgjithësisht në NEWS 24, duke respektuar njëri-tjetrin për punën që bëjmë. Si kryeredaktore nuk kam hasur asnjëherë, të paktën sy për sy, probleme të tilla. Nëse mendoj se sot vajzat gazetare punojnë më mirë, këtë e kam një opinion të krijuar nga eksperienca dhe s'ka lidhje me ide lëvizjesh feministe.
Jeni lodhur ndonjëherë nga gazetaria? Keni thënë ndonjëherë "mjaft", nuk ia dal dot në këtë punë, është për meshkujt...?
Jam lodhur, por them që gjithsesi jemi të privilegjuar. Personalisht mendoj se është më e lodhshme puna e një gruaje shtëpiake, e një nëne që i dedikohet 24 orë fëmijëve e që nuk ka ndihmë tjetër. Puna e gazetarit është shumë e bukur dhe me surpriza e zhvillime nga më të papriturat.
Ndonjëherë të shkruash të vërtetën është e vështirë. Sa herë jeni ndodhur përballë kësaj dileme?
Thonë që është më e vështirë të gënjesh e sidomos të kujtohesh për gënjeshtrën që ke thënë. Nuk kam pasur asnjëherë mëdyshje para së vërtetës: duhet dhënë vetëm ajo. Duhet vetëm të reflektojmë që e vërteta jonë të mos prekë të brishtët e shoqërisë: fëmijët, të sëmurët, të moshuarit. Kjo është ajo që duhet akoma të na bëjë të ndalojmë pak në vrullin frenetik për të dhënë lajmin për të mos lënduar pa dashur më të dobëtit, pa për pushtetarët as nuk kam fare dyshim.
Cilat janë vështirësitë që has një gazetar shqiptar në rrugën e tij?
Tani për tani modelet shqiptare të gazetarisë. Kur sheh që shpesh në majën e karrierave të medias shqiptare ka njerëz me moral të dyshimtë që s'kanë lidhje me misionin e të vërtetës - sekserë mes pushtetit, biznesit dhe medias, - vihen para një të ardhme të errët. Megjithatë, një nga të mirat e shtypit pluralist - dhe ne sot e kemi realisht një të tillë, - është se ka vend për të gjithë. Mendoj se sot çdo gazetar i mirë i ka mundësitë, në një media apo në një tjetër, të shprehë talentin, të punojë me të gjitha forcat e tij.
Duke ju referuar jetës suaj, a është e vërtetë shprehia se profesioni i gazetarisë nuk të lë kohë për veten?
Edhe këtu kthehemi në pasionin dhe dëshirën për të bërë një punë. Një piktor i mirë e gdhin e ngrys ditën mbi telajo, një shkrimtar i mirë dikur në makinën e shkrimit e sot në kompjuterin ku shkruan; një sportist i mirë në stërvitje, po ashtu një balerin apo një këngëtar në prova e në skenë. Ashtu dhe një gazetar. Puna na ka çuar në evolucion ne njerëzve dhe çelësi i suksesit është ta dashurosh vërtetë punën që bën, pra, të mos arrish asnjëherë deri aty sa të thuash: Nuk po më lë kohë për veten. Kush vjen në këtë pikë, më mirë të ndërrojë zanat. Dhe në fakt shumë e bëjnë dhe ndryshojnë destinacion. Sot ka shumë gazetarë që i shohim politikanë, apo që kanë ndërmarrë biznese të tjera.
Sot jeni bashkëshorte dhe nënë, e përsëri e vazhdoni punën tuaj me të njëjtin përkushtim si kryeredaktore lajmesh në NEWS 24. Në këto "kushte" është më e vështirë puna, apo ndiheni më e motivuar?
Një nënë e ka më të lodhshme të punojë, por puna për një nënë është e domosdoshme. Siç e thashë më sipër, puna më e vështirë dhe e lodhshme unë mendoj se është ajo e nënës 24 orë dhe e gruas shtëpiake. Në fakt, shumë shtete sociale të përparuara e shohin me shumë vëmendje dhe e kanë në kujdes nënën që nuk punon. Pastaj ne shqiptarët kemi akoma shumë gjëra të mira si p.sh, gjyshërit aq të dashur dhe të gatshëm të mbajnë e të kujdesen me shumë dëshirë për nipërit e mbesat.
Gazetarë të mirë ka çdo kohë..., disa ikin, të tjerë vijnë... Në vështrimin tuaj, cili është niveli i medias sot? Po i gazetarëve?
Jam e shqetësuar nga niveli kulturor, njohja e shqipes, vullneti për punë i gazetarëve të rinj, këmbëngulja. Tani do të fillojnë të ndjehen pasojat e vërteta në formim të rinisë së tranzicionit. Gazetarë të talentuar shoh shumë pak. Edhe në mediat kryesore; janë realisht pak, sepse po të kishte, do t'i kishim parë besoj të gjithë. Një gazetar i talentuar dallohet shpejt, edhe nëse do të punonte në median më periferike. Do të kisha dëshirë të më përgënjeshtronin për një pohim të tillë, por po them vetëm të vërtetën.
Cili është gazetari më i mirë sot në median shqiptare? Jeni në gjendje të identifikoni një të tillë?
Nuk dua të përmend një emër, sepse edhe kjo na duhet tani, pas njëshit te PD, njëshit te PS, të kemi dhe njësha në gazetari, por mund të jap preferencat e mia. Them se nga gazetarët televizivë Rudina Xhunga është më e mira për idetë e pashtershme e të ndryshme që ka në emisionin e saj prej kaq vitesh. Ilir Babaramo është intervistues shumë i mirë. Anila Basha gazetarja politike më e informuar dhe drejtoreshë e mirë. Admirina Peçi dhe Elsa Demo janë dy gazetare shumë të mira kulture, të cilat i lexoj gjithnjë me dëshirë. Robert Rakipllari gjithashtu si gazetar politik dhe kryeredaktor i talentuar. Artan Hoxha është gazetar shumë i mirë investigativ, Elira çanga për çështjet ndërkombëtare. Deri tani asnjë nuk po zë vendin e lënë bosh nga një gazetare e spikere si Ilva Tare dhe rikthehem te shqetësimi im: ka shumë vende të lira për gazetarë të talentuar.
çfarë mesazhi do t'u jepnit të gjithë atyre që aspirojnë të jenë gazetarë në të ardhmen, apo atyre që sapo kanë nisur punën si të tillë?
Të kuptojnë mirë nëse e duan këtë profesion dhe nëse e kanë guximin për të thënë të vërtetën. Të përpiqen të njohin pikësëpari mirë veten e të mos tërhiqen përballë pengesave dhe vështirësive e presioneve. është punë e vështirë, por shumë e bukur. Ah, ta heqin nga mendja se me këtë zanat mund të pasurohen.
Po kolegëve tuaj?
Thjesht një vlerësim më të madh të punës dhe misionit që gazetarët kanë. Sa më mirë ta bëjmë punën tonë ne gazetarët, aq më e informuar për të vërtetën është shoqëria jonë dhe aq më të lehtë do ta ketë shoqëria për të zgjedhur administratorët më të mirë për të drejtuar vendin. çdo informacion i gabuar, çon në zgjedhjen e administratorëve të gabuar dhe rrjedhimisht në një regres të përgjithshëm. Nuk dua që ne gazetarët ta heqim përgjegjësinë nga vetja kur ankohemi pse jemi të fundit në Rajon për problemin e vizave dhe të integrimit. Kjo do të thotë që të vërtetat tona, kritikat tona, nuk i kanë bërë të punojnë aq mirë politikanët e zgjedhur nga populli për të punuar mirë e për të përmirësuar jetën e të gjithëve.
Po politikanëve?
Që të rikthejnë dëshirën e të rinjve të besojnë te vlerat e vërteta. Tek e mira dhe pozitivja. Politikanët në Shqipëri kanë rrëmbyer tapetin e kuq të artistëve, janë në fokus të mediave për shkak të realitetit konfliktual dhe të rinjtë i imitojnë. Të heqin dorë nga protagonizmi i sëmurë e të besojnë realisht se paratë që vjedhin nga tenderat e spitaleve, rrugëve, shkollave, një ditë, në një mënyrë apo tjetër, do t'u mbahen nga bilanci i jetës. Të fillojnë e ta respektojnë Shqipërinë, këtë vend kaq të bukur, që në pak kilometra kalon nga Alpet në plazhet e ngrohta të Shëngjinit, nga liqenet e mrekullueshme të Lurës tek në lumenjtë e jugut dhe të kuptojnë se kjo, dëshira e madhe e mohuar për vizat, nuk është gjë tjetër veçse një etje për t'ia mbathur nga një realitet i zymtë që ata pikësëpari kanë krijuar. Ua them politikanëve, por të gjithë jemi bashkëfajtorë në çfarë kemi krijuar. Shqipëria sot është rezultat i punës së të gjithëve. Nuk është vonë për të rifilluar.
(d.b/BalkanWeb)