E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Blerja e hotel Dajtit nga BSH, e pajustifikuar

Një ditë pasi qeveria ka miratuar shitjen e hotel Dajtit Bankës së Shqipërisë me një vlerë prej 30 milionë eurosh, ka reaguar deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili e ka cilësuar të pajustifikuar këtë vendim. Ai ka deklaruar se Banka e Shqipërisë ka përdorur paratë e shqiptarëve për të mbushur arkën e boshatisur të qeverisë. Ai tha se Banka e Shqipërisë i ka dhënë kredi për shkak të krizës. Braçe tha se janë tri raste, duke përfshirë dhe blerjen e hotel Dajtit, që Banka e Shqipërisë i ka dhënë qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përgjithësisht në mënyrë të pajustifikuar, 8.5 miliardë lekë të reja ose 85 milionë dollarë, për të mbushur arkën e boshatisur të qeverisë së Shqipërisë. Ai ka theksuar se blerja e hotel Dajtit nga Banka e Shqipërisë është totalisht e pajustifikuar dhe një shpërdorim i kot i parave të Bankës së Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›