E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e “Transballkanikes”, Leskaj te te ngujuarat

Deputeti i qytetit te Vlores, Bujar Leskaj, i shoqeruar nga kryetari i Keshillit te Qarkut, Agron Sharra, ka vizituar mengjesin djeshem 4 grate, qe prej 19 ditesh kane hyre ne greve urie per shpronesimet e rruges “Transballkanike”. Leskaj u komunikoi te ngujuarave se problemin e tyre e ka ngritur prane qeverise. Sipas tij, Kryeministri Berisha u ka dhene urdher drejtuesve te institucioneve perkates qe kete problem ta ndjekin me kujdes. Deputeti u ka kerkuar grave qe te dalin nga greva, pasi qendrimi i tyre ne ngujim vecse rendon shendetin e tyre. Vonesat ne zgjidhjen e problemit kane ardhur per faj te institucioneve, por ai eshte ne rrugen e zgjidhjes”, tha Leskaj, duke i siguruar grevistet se do t’u qendroje prane deri ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se tyre. Banoret e pranishem ne takim, si dhe kater grate greviste, i kane shtruar perfaqesuesve te zgjedhur shqetesimet qe ata kane ne lidhje me dokumentacionet e banesave, si dhe me vleren qe do te marrin nga keto shpronesime.
O.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›