E Shtunë, 31 Tetor 2026

I paralizuar dhe jetim, vdes 35-vjecari

Njeri prej 8 jetimeve, qe banojne ne ish-konviktin e shkolles tregtare, eshte ndare nga jeta mengjesin e djeshem. Renato Kalemi, 35-vjecari qe vuante nga paraliza dhe tuberkulozi, ishte rikthyer ne kete godine pas nje kurimi te shkurter ne spitalin e Vlores. Ai nuk ka pranuar te qendroje gjate nen kujdesin e bluzave te bardha, pasi kujdesej per shtate jetimet e tjere te kesaj godine, per te cilet ishte si kryefamiljar. Keshtu, ne varferi dhe i pa ndihmuar prej askujt, Renato dha shpirt mes njerezve, me te cilet ndante perdite fatkeqesite e jetes. Disa here, 8 jetimet e godines se vjeter kerkuan ndihmen e shtetit per t’u vendosur ne nje ambient te pershtatshem banimi, por askush nuk u kujtua per fatin e tyre. Ai vdiq me kete enderr ne sy qe nuk iu be kurre realitet.
O. H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›