E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urrente njerkun e akuzon per perdhunim

Nje 15-vjecare, nga qyteti i Elbasanit, ka akuzuar dje per dhune fizike dhe seksuale njerkun e saj. F.B., me banim ne lagjen “Aqif Pasha”, ka kallezuar penalisht ne polici bashkeshortin e nenes me iniciale M.B. Sipas minorenes, njerku e ka keqtrajtuar dhe ka kryer marredhenie seksuale me dhune. Burime nga uniformat blu te Komisariatit te Elbasanit bene te ditur dje se e kane vleresuar seriozisht denoncimin e 15-vjecares. Nje grup i posacem hetimor eshte ngritur per te hetuar rastin, ne perberje te se cilit u caktuan edhe psikologe dhe specialiste te trajtimit te ceshtjeve te grave te dhunuara. Pas verifikimeve te para, ekspertet mjeko-ligjore saktesuan se himeni i vajzes ishte i paprekur, duke pohuar se ajo ishte e virgjer. Hetimet e metejshme vertetuan se F.B., urrente njerkun e saj dhe kishte zgjedhur rrugen e denoncimit te rreme, per ta hequr qafe. Per kete, ajo kishte menduar skenarin e perdhunimit, prej te cilit njerku mund te kishte perfunduar ne burg. Ka qene ekspertimi i cipes se virgjerise, qe ka shpetuar njerkun nga prangat, ndersa ndaj 15-vjecares nuk do te kete ndjekje penale per arsye te moshes. F.S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›