E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjellesi i demtuar, fekalet ne rubinete

Xhemil Beharaj
Prej me shume se kater muajsh, tubacioni kryesor, qe furnizon banoret e qytetit te Fierit, me uje te pijshem, eshte care ne disa vende. Banoret thone se ujerat e zeza po dalin ne siperfaqe dhe po bashkohen me tubacionin e ujit te pijshem, ndersa nga Ndermarrja e Ujesjellesit nuk eshte marre asnje mase per permiresimin e situates. “Ankesat e shumta nuk kane vene ende ne levizje pushtetaret vendore”, pohojne banore te zones ku jane demtuar tubacionet.
Defekti ne ujesjellesin e inauguruar ne vitin 2005 ka ndodhur vetem 2 kilometra larg qytetit, ndane rruges kombetare Fier-Vlore, ne vendin e quajtur “Qafa e Koshovices”. Tubacioni kryesor eshte shpuar ne tre-kater vende dhe ende prej tij rrjedh uje ne siperfaqe. Banoret e fshatit Drize, qe ndodhen prane ketij tubacioni, pohojne se ujerat e zeza te disa banesave dhe lokaleve qe ndodhen prane, kane dale ne siperfaqe prej disa muajsh. Ato rrjedhin e bashkohen me ujin e pijshem te tubacionit qe furnizon gjithe qytetin e Fierit. Jakup Nazeraj tregon se nje gjendje e tille vazhdon prej muajsh, ndersa askush nuk ka ardhur per te kryer riparimet.
Ne Drejtorine e Shendetit Paresor problemi nuk eshte i panjohur. Mjeku Bledar Dhana ka pohuar dje, per “Koha Jone”, se cdo muaj ne kete institucion vijne persona te ndryshem per kontroll vullnetar. “2-3 persona cdo muaj rezultojne me hepatit B dhe C, por sidomos me verdhes te fshehur. Ne u japim pergjigjen e analizave dhe i rekomandojme te shkojne te mjeku per te marre kuren e nevojshme”. Mjeku Dhana nuk jep shpjegime zyrtare se nga vjen kjo dukuri, por burime te tjera nga DSHP Fier pohojne se 60% e popullates eshte e semure me hepatit B, ndonese dikush e ka virusin te shfaqur dhe dikush te fshehur. Analizat e kryera deri tani per origjinen e prezences se hepatitit B kane treguar se nje nga burimet eshte konsumimi i ujit te ndotur me fekale. Mjeke te DSHP Fier pohojne se edhe pse analizat e ujit kryhen sistematikisht, cilesia e klorit qe hidhet ne depo eshte e dyshimte, pasi ai qellon shpesh te jete i skaduar ose jashte parametrave te pranueshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›