Thaci: Mos shtrenjtoni biletat e udhetimit
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, kerkoi dje nga drejtuesit e kompanive te udhetimit qe ne asnje rrethane te mos kete ngritje te cmimeve te biletave, por te kete kujdes per lehtesimin e udhetimit. Kerkesa e Thacit erdhi ne kuadrin e ardhjes ne vendlindje te diaspores kosovare dhe rrezikut per rritjen e cmimit te biletave. "Diaspora kosovare ka investuar gjithmone per clirim dhe qe Kosova te kete shtetin e saj, ka ndare kafshaten e gojes per lirine qe po gezojme sot dhe per pavaresine qe do ta shpallim ne ditet e ardhshme“, tha Kryeministri. Perfaqesuesit e kompanive te udhetimit siguruan se do kete lehtesira dhe do ofrojne kapacitete te mjaftueshme "per te gjithe ata qe jane te interesuar te vijne ne festen e pavaresise se Kosoves".