E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e doganierëve grekë, bllokohet puna në kufi

Duke filluar nga dita e sotme është bllokuar puna në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës.
 

Shkak është bërë greva e doganierëve grekë e cila do të zgjatë deri ditën e mërkurë në të njëjtën orë duke paralizuar lëvizjen e të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin nga teritori grek. Për shkak të kësaj greve, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm i udhëtarëve.
 

Policia shqiptare dhe strukturat e saj janë vënë në lëvizje për të njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve, bizesmenët apo tregëtaret e ndryshëm që të anullojnë lëvizjet deri ditën e mërkurë pasi në dogana mund të lëvizin vetëm këmbësorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›