E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e fermerëve në Greqi, bllokohet Kapshtica

 KORçE - Greva e fermerëve grekë bllokoi dje qarkullimin ndërkufitar me vendin fqinj nëpërmjet doganës së Kapshticës. Burime nga dogana e Kapshticës bënë të ditur se pala greke në këtë vend kalim kufitar është vënë në dijeni për bllokim të punës për shkak se rrugët në vendin fqinj janë të bllokuara nga protestat. Nga dyndja e mjeteve të fermerëve që kanë të bllokuara rrugët, pala greke në Kapshticë nuk ka lejuar hyrjen e mjeteve të tjera nga Shqipëria për të mos rënduar edhe më shume situatën në vendin fqinj. Procedurat e qarkullimit ndërkufitar në Kapshticë nuk kanë nisur gjatë gjithë ditës së djeshme. Fillimisht u krijua një radhë me rreth 100 mjete. Por më pas drejtuesit e tyre, shumica emigrantë vendosën të ktheheshin mbrapa e të niseshin një ditë tjetër kur edhe pala shqiptare të merrte "OK" nga ajo greke për kalimin.                                 g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›