E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi dy udhëtare, kapet autori

 BURREL - Plagosi dy pasagjere të furgonit të linjës Burrel-Shëlli, vihet në pranga pas 6 muajsh autori. Policia ka mundur të arrestojë Petrit Puplën, banues në fshatin Shëlli të komunës Macukull. Ngjarja për të cilën akuzohet ai ndodhi më 27 gusht 2009, kur qëlloi me breshëri automatiku mbi furgonin e linjës. Pesë plumba përshkruan mjetin duke lënë të plagosura dy udhëtaret e vetme, Zahide dhe Elsuida Mata, të cilat për shkak të plagëve të marra u dërguan me shpejtësi në Spitalin Ushtarak Tiranë. Burime jozyrtare thanë që atëherë se në shënjestër nuk ishin dy gratë pasagjere, por drejtuesi i furgonit, Gëzim Meta. Pas disa operacioneve, policia mundi ta arrestojë Puplën mbrëmjen e së premtes, në vendin e quajtur "Gryka e Valit". I prangosur pohoi se nuk ka dashur të qëllojë mbi dy gratë, por mbi shoferin, por pa i bërë të njohura motivet.                 h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›