Vrases me pagese per Fatmir Pjetrin
Mirdite- Vrasja e 19-vjecarit Fatmir Pjetri dyshohet te jete kryer nga persona te paguar dhe profesioniste. Autoret kane qene njohes te mire te zones ku ndodhi krimi, Kodra e Qershizes, ne Spac, ndersa policia dyshon se autori mund te jete nje banor i zones i rekrutuar per kete qellim, ndersa nuk ka gabuar ne shenje nga nje distance e larget dhe me nje plumb te vetem kallashnikovi. Pas hetimeve paraprake eshte perjashtuar versioni i nje dite me pare, sipas te cilit Fatmiri mund te ishte vrare aksidentalisht nga bashkemoshatari i tij, Zef Marku, i cili pasi ka pare shokun e tij te gjakosur ne qafe ka vrapuar ne fshat per te dhene alarmin. Gjetja e nje vendi ku dukej qarte se ka qene shtrire vrasesi, ka bere qe hetuesit te lirojne menjehere nga paraburgimi Zef Markun dhe gjyshin e tij Mark Zef Marku, i cili ka qene me bageti disa dhjetera metra larg vendit te ngjarjes. Te dy se bashku, sapo kane dale nga komisariati i policise se Mirdites, ku per disa ore jane marre ne pyetje, shkuan menjehere ne banesen e viktimes Fatmir Pjetri, ku edhe jane pritur nga te afermit pa asnje shenje mosbesimi. Madje bashkemoshatari i viktimes, Zef Marku, ka qene mjaft i tronditur gjate gjithe ceremonise mortore, e cila percolli per ne varreza 19 vjecarin Pjetri. Ceremonia mortore eshte zhvilluar rreth ores 12:30 te dites se djeshme. Kortezhi i permortshem ka pasur rreth 1 mije persona, pjesa me e madhe e te cileve, mes dhimbjes se madhe per humbjen e nje 19 vjecari, vella i vetem i kater motrave, nuk kane ngurruar qe ta denojne ashper vrasjen, e cila nuk ka qene e perligjur as nga ligjet e ashpra te Kanunit.
Nderkohe te dyshuarit kryesore per organizimin e kesaj vrasje, familja me te cilen jane konfliktuar gjashte vite me pare, nuk ka dhene asnje sinjal se mund te ishin ata qe kane ndermarre nje veprim te tille. Kjo edhe per faktin se familjaret e Fatmir Pjetrit, pasi jane konsultuar me te vjetrit ne moshe, qe jane njohes me te mire te Kanunit, kane deklaruar se nese jane ata vrasesit, nuk kane marre gjak, por jane serish ne gjak. Sipas tyre nuk kishin asnje arsye te vrisnin nipin e autorit te nje vrasje gjashte vite me pare, pasi pergjegjesia ne kete rast eshte individuale dhe autori i ngjarjes se gjashte viteve me pare eshte duke vuajtur nje denim prej 17 vitesh te dhene nga Gjykata shqiptare.
Hetuesit e policise kriminale te Mirdites, te mbeshtetur edhe nga to te Lezhes, ende vijojne te krehin te gjithe zonen per te gjetur cdo element qe mund te coje ne zbardhjen e autoreve te krimit per te cilet dyshohet se kane qene dy persona. Mungesa edhe e qenit te policise qe stervitej deri para nxjerrjes ne reforme se bashku me instruktorin, per te zbuluar gjurmet ne vendngjarje, ka ndikuar ne veshtiresite e hetimit te policise.
Arma
Per te zbuluar autoret e krimit, pritet qe se shpejti te dalin analizat balistike te armes automatike tip "Kallashnikov", e gjetur ne nje shtepi te braktisur rreth 500 metra larg vendit te ngjarjes, ndersa u zbuluan edhe gjurme ne te.
1 Plumb Eshte perdorur per te vrare ne prite 19-vjecarin Fatmir Pjetri, ndersa ai ruante bagetite ne Kodren e Qershizes se bashku me nje bashkemoshatarin e tij. Mjeket thane se plaga ishte ne qafe.
4 Tifoze Permetare perfunduan ne qeli pas denoncimit te vete policeve per sulm fizik gjate kohes qe kishin nderhyre per te ndare dy grupe qe perlesheshin. Gjate sherrit u lenduan dy tifoze te skuadres se Tepelenes.