E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Greva e socialistëve do të vazhdojë

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, mëngjesin e se henes ka vizituar, deputeten greviste, Klodiana Spahiu, e cila eshte shtruar ne urgjencen e spitalit ushtarak me probleme ne stomak.

Pas vizites qe ka zgjatur per rreth 15 minuta, lideri socialist ka percjelle serish mesazhin se deputetet greviste se bashku me 180 mbeshtetesit e tjere, nuk do te ndalin greven, nderkohe qe qeveria sipas tij duhet te reflektoje, per zgjidhje.

"Nuk ka shume fjale per te thene pervec shprehjes se neverise per kete qeveri qe vazhdon ti mbaje syte mbyllur, veshet te taposur, pa dyshim qe zemer per te ndjere pulsin e problemeve dhe shqetesimeve te kesaj shoqerie, nuk ka pasur ndonjehere dhe nuk ka si ta kete as per ata te cilen e kundershtojne fuqimisht permes nje aksioni qe nuk do te ndalet", tha Edi Rama, kryetar i Partise Socialiste.

Klodiana Spahiu, deputetja socialiste e Durresit, eshte shoqëruar ne spitalin ushtarak, rreth ores 3.10 te mëngjesit te se henes, pasi shfaqi shqetesime ne stomak, nderkohe qe aktualisht gjendja shendetsore e deputeteve greviste, vazhdon te jete pa probleme.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›