Spanja apel për zgjidhjen e krizës
Kryesuesja e radhës e BE-së, Spanja, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri që të kapërcejnë gjendjen aktuale dhe të shkojnë drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike. Një zëdhënëse e presidencës së spanjolle, Cristina Gallach, i tha BBC-së se Shqipëria nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve evropiane në një gjendje të paqëndrueshme politike.
Duke folur në Bruksel ajo u shpreh se BE-ja i dërgon porosi të qarta qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të çështjeve që lidhen me përparimin e vendit drejt BE-së. Duke folur për takimin e Sarajevës, Gallach, tha se pjesëmarrja e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është e një rëndësie të posaçme dhe e domosdoshme.
Sipas saj, vetë ministri i jashtëm spanjoll, Angel Moratinos, ka shfaqur bindjen e tij se takimi në Sarajevë do të rezultojë me porosi pozitive për të gjitha vendet e Ballkanit në marrëdhëniet me BE-në.