E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuere kritika të ashpra qeverisë maqedonase

SHKUP- Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka hedhur kritika të ashpra në adresë të qeverisë për gjendjen në ekonomi, jurisprudencë si dhe për shkak të korrupsionit.
“Korrupsioni mbetet një problem serioz dhe dëmton afarizmin. Një studim i Qendrës Evropiane të Biznesit tregon se pengesë kryesore për investimin e kompanive të huaja në rajon është korrupsioni, mungesa e transparencës dhe qasja në informatat e administratës publike”, theksoi Fuere.

Ai tha se qeveria duhet të punojë më shumë edhe për arritjen e zgjidhjes përfundimtare të kontestit të emrit me Greqinë. “Do të ishte dëm nëse humbet tempi pozitiv i vitit të kaluar i reformave dhe aktiviteteve të kryera me sukses që të gjehet zgjidhje për kontestin rreth emrit me Greqinë”, tha Fuere.
Diplomati evropian theksoi se gjatë vizitave të tij në disa qytete të Maqedonisë ka vërejtur dëshirën dhe entuziazmin e qytetarëve të vendit për hyrje në Bashkim Evropian.

"Kam udhëtuar nëpër Maqedoni ditëve të kaluara gjatë ‘Javës së Evropës’ dhe kam parë shumë energji pozitive, si dhe vendosmëri të qytetarëve që t'i plotësojnë kushtet për integrimin në BE sa më shpejt që është e mundur. Me rëndësi të madhe është që Qeveria tani të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që ta reflektojë entuziazmin dhe vendosmërinë e qytetarëve edhe me fjalë, por edhe me vepra", deklaroi Fuere.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›