E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekje penale per bllokuesit e rrugëve nacionale

Ndjekje penale per te gjithe personat qe bllokojne akset e rrugeve kombetare, paralajmëroi policia e shtetit, menjehere pasi ne disa perj askeve te rrugeve kombetare u pengua per disa minuta qarkullimi i mjeteve.

“Strukturat e Policisë së Shtetit i bëjnë thirrje qytetarëve për mosbllokimin e akseve rrugore, pasi “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” përbën vepër penale dhe sipas nenit 293 të Kodit Penal dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 3 vjet. Nga strukturat e Policisë së Shtetit po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e organizatorëve të këtyre veprimeve të paligjshme në të gjitha qarqet e sipërcituara dhe materialet procedurale për çdo rast do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” tha Klejda Plangarica, zëdhënëse e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit, ka nisur nderkaq identifikimin e personave dhe kalimin e tyre per ndjekje penale,ndersa garanton rednin dhe sigurine publike.

Denada Shkodrani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›