Greva e opozitës pasqyrohet në mediat ndërkombëtare
TIRANE- Greva e deputetëve socialistë dhe 180 përkrahësve të tyre që tashmë ka hyrë në ditën e saj të katërt ka gjetur pasqyrim në dhjetëra media ndërkombëtare. Agjencia prestigjioze Reuters ia ka kushtuar një kronikë të vecantë kësaj greve.
Reuters ka marrë prononcimin e deputetes socialiste Olta Xhacka e cila tha se 200 qytetarët shqiptarë kanë hyrë në këtë grevë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta, që përbën të drejtën kushtetuese për cdo shtetas. Sipas saj, për sa kohë qeveria nuk do të pranojë të hapë kutitë dhe të bëjë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, greva do të vazhdojë dhe ata janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e tyre.
Një ditë më parë ishte BBC që i kushtoi një reportazh situatës në Shqipëri. Sipas korrespondentit të asgjencisë, trazirat e fundit politike kërcënojnë përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Përtej zënkave politike, vala e pakënaqësisë këtu është shumë më e gjërë. Edhe pse Shqipëria e ka përballuar krizën ekonomike më mirë se fqinjët e saj në Ballkan, vendi vazhdon të mbetet një nga më të varfërit në Europë ku paga vjetore është sa 1/10 e mesatares europiane”shkruante BBC.
Greva dhe protestat e opozitës janë pasqyruar në dhjetëra media ndërkombëtare Neës York Times apo Corriere della Sera.
(e.n/News24/BalkanWeb)