Rama në “5 pyetje nga Babaramo”: S’ka vendim që mohon transprencën
TIRANE- Duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin News24, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama theksoi se greva e urisë ishte rruga e vetme e mbetur për të cuar deri në fund kauzën e opozitës për transprencë.“U ezauruan të gjitha rrugët demokratike, greva ishte e vetmja rrugë” u shpreh Rama.
Duke ju përgjigjur deklaratave të qeverisë, kryesocialisti ripërsëriti bindjen se nuk ka asnjë vendim gjykate që mohon transprencën e zgjedhjeve, sikundër pretendon mazhoranca.
“Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave, ne kërkojmë hetim të rinumërimit. Nuk duam të merremi me rezultatin, ndarjen e mandateve, nuk kemi qëllim të ndryshojmë rolet në tavolinë, por ne kërkojmë hetim të kutive të zgjedhjeve ku përfshihen hetime të listave, të procesverbaleve, identiteteve të atyre që kanë votuar” u shpreh Rama.
I pyetur për arsyen pse opozita nuk i drejtohet prokurorisë për të hetuar pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tha “Provat janë në kuti, duhen hapur kutitë që provat të cohen në prokurori”.
(vazhdon)