Ivanovic: Statusi i Kosovës është çështje e hapur
PRISHTINE- “Statusi i Kosovës nuk është çështje e mbyllur, por krejtësisht e hapur”, ka deklaruar sot sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanovic.
“Ata që kanë bindur shqiptarët se statusi është zgjidhur, tani i bindin se statusi nuk është i zgjidhur”, ka thënë Ivanovic.
Sipas fjalëve të tij, bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të nisin vetëm pas vendimit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë.
“Cili do të jetë formati i këtyre bisedimeve dhe për çka do të bisedohet, kjo do të varet nga marrëveshja e përbashkët, por edhe për njërën edhe për tjetrën duhet pritur vendimin e GJND-s. Pos statusit ka edhe një varg çështjesh teknike siç janë rryma, telefonia dhe shumë çështje tjera që janë të rëndësishme për jetën e përditshme”, ka thënë Oliver Ivanovic.
(m.a/rel/BalkanWeb)